Të rinjtë tregojnë raste konkrete kur janë ngacmuar seksualisht / Si mund të bëhemi zëdhënës kundër dhunës në shoqëri?
17/05/2023 Shpërndaje

Të rinjtë tregojnë raste konkrete kur janë ngacmuar seksualisht / Si mund të bëhemi zëdhënës kundër dhunës në shoqëri?

Dhuna është një problem serioz në shoqërinë tonë, dhe shpesh herë nuk dënohet ose nuk diskutohet hapur. Në një emision në In Radio, moderator Ilir Kazaferi diskutoi këtë temë me Klajdi Bimo dhe të ftuar të tjerë, duke theksuar se është koha që të ndalohet heshtja dhe të nisë një diskutim i hapur mbi dhunën në shoqëri.

Klajdi Bimo ndau historinë e një mikes së tij që ka përjetuar dhunës në shtëpi nga babai i saj dhe efektin që kjo ka pasur në personalitetin e saj. Edhe pse ajo dëshironte të shprehte mendimet e saj, ajo ishte e ndrojtur për të shprehur mendime që mund të ishin kundër opinionit të audiencës dhe nuk kishte guxim të ndiqte dëshirat e saj reale. Kjo bëri që mikja e Klajdit të ndikohet në zgjedhjet e saj të veshjes dhe në aktivitete të tilla si ekskursionet dhe daljet me miqtë.

Edhe vetë Klajdi jashtë shtëpisë, përjetoi ngacmime nga një fqinj ndërsa bënte pazarin dhe refuzoi kërkesat e tij të papërshtatshme. Megjithatë, policia e konsideroi si një person me probleme mendore dhe ky denoncim u anashkalua pa marë vëmendjene  duhur. Sipas dëshmive në In radio ngacmimet ndaj vajzave vijnë edhe nga mësuesit dhe pedagogët, duke bërë që vajzat të ndihen të pambrojtura dhe të tremben nga një notë e keqe nga opinioni i shokëve apo mësuesve të tjerë.

Klajdi theksoi se është koha që të nisë një diskutim i hapur mbi dhunën dhe të ndalojmë heshtjen. Kjo do të ndihmonte në ndryshimin e perceptimeve dhe në ndryshimin e sjelljes së shoqërisë në përgjithësi. Diskutimi i hapur do të ndihmonte edhe në ndërgjegjësimin e të gjithë njerëzve mbi këtë problem, duke e bërë atë një temë të përditshme në diskutimet e tyre.

Në fund të diskutimit, Klajdi dhe të ftuarit e tjerë kërkuan që të gjithë të jenë në anën e ofrimit të mbështetjes dhe nxitjes së vajzave dhe grave për të denoncuar dhe raportuar raste të dhunës dhe ngacmimeve. Me përqendrim dhe përkushtim, ne si shoqëri duhet të ndërtojmë një kulturë të ndryshme, ku nuk lejohet asnjë formë e dhunës dhe ku njerëzit ndihen të sigurtë dhe të lirë për të shprehur mendimet dhe për të kërkuar ndihmë në raste të nevojës. Ndalimi i heshtjes dhe diskutimi i hapur mbi dhunën në shoqëri është një hap i rëndësishëm drejt kësaj kulture.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.