Sipërmarrësja e re punëson të pastrehët, projekti që po ‘shemb’ paragjykimet
21/05/2018 Shpërndaje

Sipërmarrësja e re punëson të pastrehët, projekti që po ‘shemb’ paragjykimet

Veronika Scott filloi “Planin e Fuqizimit” në Detroid që në moshën 20 vjeccare, një projekt që aktivizon të pastrehët duke i marrë në punë si rrobaqepës me kohë të plotë për krijimin e  palltove.

Në fillim skeptikët i kanë thënë se do të dështojë, pasi njerëzit e pastrehë janë të padobishëm. Në fakt ndodhi e kundërta. Ajo tashmë është 24 vjecc dhe me “Planin e Fuqizimit” ka prodhuar dhe ka dhuruar mbi 15,000 pallto për të pastrehët.

Palltot të cilat kthehen dhe në çanta gjumit i shpërndajnë në 40 shtete, 6 prej të cilave janë provinca të Kanadasë, Zelandë e Re, Australi, Zvicër, Suedi, Malajzi, Afrikë e Jugut, Francë, Britani, dhe në të gjithë ato vende me klimë të ndryshueshme.

“Plani i Fuqizimit (the Empoëerment Plan) ishte një projekt për një lëndë mësimore kur isha në kolegj dhe tani është kthyer në biznes që fokusohet te punësimi i prindërve të pastrehë që të prodhojnë këtë pallto të cilat kthehen në çanta gjumi”.

Palltot gjithashtu ktheheshin në çanta gjumi, për njerëzit në nevojë. Produkti përdoret kur temperaturat janë në kushte ekstreme. Por fokusi kryesor i kësaj nisme është ulja e papunësisë dhe mposhtja e paragjykimeve për të pastrehët, të cilët konsiderohen si dembelë, të padobishëm apo droguar etj. Me këtë projekt Scott mendon se mund ta ndryshojë situatën e varfërisë për të pastrehët si dhe të ulë papunësinë tek ata.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.