Pedagogu i gazetarisë, Ardian Hoti: Universiteti duhet t’i ngjasojë jetës, tregut të punës
12/08/2022 Shpërndaje

Pedagogu i gazetarisë, Ardian Hoti: Universiteti duhet t’i ngjasojë jetës, tregut të punës

Gjithmonë flitet për përmirësim të infrastrukturës së universiteteve por sërish studentët përballen me sfida të mëdha, një ndër to është profilizimi në degën që ata studiojnë. Gërshetimi i teorisë me praktikën është mënyra më e mirë që një student të jetë gati për tregun e punës. Dr Ardian Hoti, pedagog gazetarie në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi na pasqyron realitetin e trinomit student-universitet-media.

Ju keni një përvojë shumë të gjatë në universitet, çfarë keni parë të rëndësishme për zhvillimin e studenteve?

Thelbësore në gjykimin tim është: shkolla duhet t’i ngjasojë jetës,tregut të punës.

 Unë do të  përpiqem të sjell një këndvështrim  bazuar  në  22 vite eksperincë si gazetar dhe drejtues në media dhe në të njëjtën kohë prej 12 vitesh e në vazhdim si pedagog i Gazetarisë  në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

Çdo degë studimi ka specifikat dhe veçoritë e saj.  Nëse një student që kryen për mësuesi  nesër  del mësues, ka audiencë një klase më 20 nxënës,  një student Gazetarie kur kryen shkollën dhe del gazetar ka një audiencë me mijëra njerëz  në të njëjtën kohë. Ndërsa mbulon  një ngjarje të rendë live mund ta ndjekin me miliona njerëz, ndaj  për një student Gazetarie mendoj se gjerat janë pak më të vështira:  pregatitja dhe  pesha e përgjegjësisë profesionale është sa e madhe aq  dhe e  ekspozuar.

Përpara se të them se cfarë duhet bërë për  rritjen profesionale të studentëve, do të  thoja se çfarë duhet  të ketë një student për të vazhduar degën e Gazetarisë.

Së pari duhet ta ketë pasion profesionin e gazetarit e deshirën për të mesuar, së dyti duhet të ketë ndjesinë e dyshimit ndaj gjërave  që në zhargonin e redaksive thuhet “ ka nuhatje’ dhe së treti duhet  të ketë ide,  krijmtari.

Këto  tre elemente testohen nga çdo redaksi para se të bëjnë pjesë të stafit  një gazetar.

Për të pasur gazetarë cilësorë që dalin nga shkollat e gazetarisë do ishte e mira të kishte filtra testues në pranimin e studentëve. Nuk është e nevojshme të kemi thjesht auditore plot me studentë, por të kemi student që të jenë të vetëdijshëm se kur të kryejnë studimet do të vlerësohen nga tregu i punës.

Ka një sërë faktoresh që ndikojnë në rritjen profesionale të studenteve, duke nisur nga infrastruktura deri tek mësimdhënia.

Do të kemi studentë të rritur nga ana profesionale nëse në programet e studimit të Gazetarisë do ketë  shumë punë praktike si dhe lëndet teorike të largohen nga mënyra tradicionale e mësimdhënies. Pedagogët duhet të kenë qasje bashkëkohore ndaj ofrimit të modeleve dhe shembujve konkretë për t’I  kthyer auditoret në ambjente ku praktika të zërë vendin e duhur.

Ku duhet të fokusohen më shumë universitetet që studentët e tyre të jenë një produkt i gatshëm për tregun e punës?

Me zhvillimet teknologjike gazetaria ka ndryshuar në shumë drejtime dhe përshtatja me teknologjinë  e re është një anë mjaft e rëndësishme .

Universitetet  ose më saktë pedagogët duhet të  fokusohen  në gërshëtimin e teorisë me praktikën. Praktika: Si t’i bëjmë gjërat në mënyrë konkrete me shembuj praktik (sikur të ishim në një tv , një zyrë marketigu)  është thelbi i një shkolle të mirë. Nëse flasim vetëm në  teori: si ndërtohet një lajm, si behet   montazhi  audio video, si filmohet me kamer, si punohet me mobil journalisem, si të  bëhet marketingu , si të bëjmë PR e një instutucioni  pra të  gjitha këto nëse I  flasim vetem në teori  jemi të dështuar. Mendoj se ai pedagog apo shkollë që ndjek këtë model është një dështim total. Por nëse të gjitha këto që përmenda më lart mësohen duke dhënë shembuj konkrekt atëherë suksesi është I garantuar. Nëse flasim çfarë  është një lajm i mirë, duhet të ndërtojmë me një skemë logjike një lajm të mirë , t’i japim një strukturë dhe një rrugë ose më saktë disa rrugë  që ndiqen për të ndërtuar një lajm.  Nëse flasim për montazh duhet të hapim kompjuterin dhe t’i mësojmë programin e montazhit adobe premier studentëve. Nëse flasim per teknologjinë  e re duhet të mësojmë si filmohet dhe si behet montazhi me telefon në mënyrë konkrete .Nëse flasim për marketing apo për PR duhet t’i japim shembuj  si shkruhen dhe ndërtohen reklamat dhe si bëhet  PR i një institucioni.

Unë mendoj  se universitetet duhet ta mendojnë veten sikur janë tregu i punës  dhe ne si pedagog duhet të jemi të vëmendshëm të shohim çfarë kërkon, çfarë nevojash ka tregu i punës dhe të mësojmë studentët  në teori dhe praktikë që të jenë të aftë të bëhen pjesë e tregut të punës.

A krijojnë universitetet habitatin e mjaftueshëm për praktikat e studentëve në mënyrë që pas mbarimit të studimeve, studentët të jenë më afër tregut të punës? 

Nuk di të them për universitetet e tjera si është gjendja, por di të them se Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi “ ka një nga laboratorët më modern të Gazetarisë .Na ka ndihmuar shumë fakti që drejtuesit e universitetit I kanë qëndruar shumë afër degës së gazetarisë.Sot një student gazetarie  në Shkodër  përveç shkrimit të lajmit , gazetarisë investrigative ,gazetarise televizive , gazetarisë online, marketing e marrëdhënie me publikun  mëson të përdorë programin e montazhit adobe premier , mund të mësojë përdorimin e teknologjisë së re mobil jornalisem, të filmojë dhe të montojë me telefon dhe të përdorë gimbal.Të përdorë teknika të avacuar të programeve audio e video në ndërtimin e reklamave, të realizojë prodhime audio e video, të realizojë  vet kronika duke nisur nga shkrimi lajmit, filmimi, montimi I audios e vidios. Provë e një pune të shpërblyer për ne si degë Gazetarie janë dhe disa vende të para në disa festivale filmi në rang kombëtar dhe rajonal.

Një mbështetje  shumë e  madhe për degën e Gazetarisë  ka qënë USAID, Ambasada e SHBA -së ,qëndra Faktoje dhe Albanian Center for Quality  Journalisem. Unë gjej rastin t’i falenderoj   për ndihmën e dhënë në ecjen përpara të degës së Gazetarisë në Shkodër.

Sa të lidhura janë universitetet me media të ndryshme për praktikën gjatë studimeve që duhet të zhvillojnë studentët?  

Nuk mund  të flas në përgjithësi por di të them se ne si degë gazetarie kemi bashkpunim të mirë me median lokale. Shumë studentetë jo vetëm që  I kemi mundësuar praktikë, por kemi arritur t’i punësojmë në këto media. Mbi 90% e gazetarëve  të  redaksive të informacionit në mediat lokale  në Shkodër kanë kryer shkollën e gazetarisë në Universitein ‘’Luigj Gurakuqi”.

A është gati një student i degës së Gazetarisë për tregun e punës pas mbarimit të studimeve? 

Është pyetje  që behet shpesh dhe po të pergjigjem me një pyetje A është I aftë një student mjeksie që sapo mbaron shkollën të operojë në kokë  një pacient ?

Jo çdo student që kryen gazetari  është I aftë menjëherë  për  tregun e punës, ashtu siç  ka  shumë studentë që  direkt pas shkolle janë shumë të mirë për tregun e punës. Kemi plot studentë që sapo kanë mbaruar shkollën kanë bërë një performancë mjaft të mirë në tregun e punës.Shkolla  e mirë të mëson për tregun e punës por rritja profesionale  bëhet tek vendi I punës. Në një farë krahasim shkolla të meson si të ecësh pastaj është në vulnetin e secilit të qëndrojë në vend apo të ecë .Ashtu sic ka shkolla që nuk të mesojnë si të  ecësh por të mësojnë vetëm  teori se cfarë është ecja  e në këto raste e sigurtë se ai student nuk do pranohet nga tregu I punës.Edhe dicka nga eksperienca nuk është vetëm nota ajo që të ben të aftë për tregun e punës por aftesia reale dhe praktike që ti ke për ti bërë gjërat.Një pedagog duhet ti kujtojë vetes se tregu I punës më shumë se notat shikon te një student që ka kryer shkollën a di ti bëjë gjërat në praktikë.Ndaj shkollat e gazetarisë duhet të kenë shumë praktikë dhe në stafet e tyre  akademike  të përfshijnë edhe  më shumë gazetarë me eksperiencë apo ekspertë  të marketingut.

Edhe dicka tek kjo pjesë që është shumë e rendësishme .Në një kohë kur gazetarët gjithnjë e më shumë po kalojnë në autocensurë  në mediat ku punojnë,  një mundësi mjaft e mirë duket se do jetë  freelance journalisem. Shumë gazetarë tani aplikojnë në projekte të ndryshme ku pagesa dhe liria profesionale është më komode.

Cilat organizime apo zhvillime të tjera mund t’i ndihmojnë studentët të aftësohen shpejt profesionalisht?

Besoj se I përfshiva më sipër por serish praktikat,puna në laboratore , trajnimet ,bashkëpunimet dhe aftësimi I teknologjive të reja janë një  formë e mirë që e ndihmojnë shkollën e gazetarisë.

Ky material është realizuar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e organizatorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Kongresit Rinor Kombëtar apo Bashkisë Tiranë.

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.