Të rinjtë dhe sistemi arsimor në Shqipëri: Përvoja e një gjimnazisteje
15/05/2023 Shpërndaje

Të rinjtë dhe sistemi arsimor në Shqipëri: Përvoja e një gjimnazisteje

Sistemi arsimor në Shqipëri është një çështje e diskutueshme që prek shumë aspekte të jetës së të rinjve. Dajana Xhemalaj, një gjimnaziste në Tiranë, tregon përvojën e saj me sistemin arsimor dhe sugjeron ndryshime për ta përmirësuar.

Metodologjia e mësimit është një nga aspektet që Dajana vlerëson më shumë. “Kemi pasur shumë eksperimente me sistemin e arsimit,” thotë ajo. “Një herë 3 orë në 90 minuta, një sistem që është zgjedhur kur unë isha viti i parë dhe viti i dytë, kur zhvillonim në klasë 90 minuta fizikë, 90 min matematikë, 90 minuta fizikë. Nuk ishte aspak efikas as për nxënësit as për mësuesit, ishte lodhje jo vetëm nga ne, por edhe për mësuesit ishte vërtetë shumë e vështirë.”

Dajana mendon se një metodologji e ndërthurur me aktivitete dhe pushime do të ishte më efikase. “Mendoj se më mirë është të ketë mësim të ndërthurur me aktivitete dhe me pushime pasi jemi çdo ditë në shkollë dhe kuptojmë si është më mirë,” thotë ajo.

Një tjetër aspekt që nxënësit vlerësojnë  është teknologjia dhe mënyra se si ajo mund të përdoret në mësimin e lëndëve. “Në një eksperiencë kur mësimin e organizuam me video projektor dhe laptop e pamë në një film luftën e dytë botërore dhe ishte shumë e bukur spese të gjithë e pamë filmin edhe ata nxënës që zakonisht nuk janë të angazhuar ose nuk kanë vëmendjen zakonisht në orë mësimi,” thotë ajo. “Pasi pamë filmin, biseduam për filmin në tërësi dhe tiparet kyçe.”

Dajana vëren se një orë studimi me ndërprerje është më efikase se sa tre orë me ndërprerje, që të mar më të mirën nga lëndët.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.