“Jo Tabu” Arbri: homoseksualizmi vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare
16/12/2020 Shpërndaje

“Jo Tabu” Arbri: homoseksualizmi vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare

Emisioni “Jo Tabu” trajton sot një nga temat që vazhdon të jetë ende tabu në shoqërinë shqiptare, prirjet homoseksule apo lesbike. Ato jo vetëm nuk pranohen nga një pjesë e shoqërisë, por nuk diskutohet për to dhe shumë prej personave që kanë këto prirje e ndrydhin veten dhe nuk i tregojnë.

Për këtë temë do flasi Neli dhe Arbri të cilër takohen pas 15 vitesh me njëri-tjetrin. Takimin e parë e kanë bërë kur Arbri ishte 20 vjeç dhe në një përleshje të egër brenda vetes për të pranuar faktin se është homoseksual. Sot ata vijnë në një sinqeriteti me publikun dhe njëri-tjetrin gjithashtu.

Arbri e fillon rëfimin duke treguar për momentin e parë kur kuptoi që kishte prirje të tjera seksuale.

“Jam gjetur para dy rrugësh ose do vrisja veten ose do t’a pranoja. Por duke qenë se e dua shumë jetën se një herë t’a jep dhe një jetë kemi zgjodha të isha i vërtetë me veten time dhe të bëhesha një zë i fuqishëm jo vetëm për veten, por edhe për ata që nuk e kanë mundësinë edhe sot e kësaj ditë t’a ngrenë zërin”- rrëfen Arbri për “Jo Tabu” emisioni që mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatën, UNFPA.

Gjatë bisedës Arbri bëhët kurioz dhe pyet Nelin se si do regaonte nëse fëmija i tij do i thotë së ka prirje të tjera seksuale. Ai shprehet se do shqetësohej për fëmijën e vet.

“Kam përshtypjen se asnjë njeri nuk e di përgjigjen plotësisht të saktë deri në momentin që kjo ndodh. Megjithatë për mendimin tim gjëja kryesore që duhet të shqetësoje prindin është mirëqenia emocionale e fëmijës së vet, por shqetësimi nuk do të ishte në lidhje me orientimin seksual sesa me pasojat, që fëmija im mund të kishte si pasojë e të qenit i lirë për t’a shprehur”-shprehet psikologu.

Gjithçka mbi pranimin nis nga edukimi i shoqërisë mbi këto çështje. Dhe ky edukimi duhet të fillojë që kur fëmijët janë në fillore nga shkollat.

Arbri tregon se homoseksualizmi vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare, por sigurisht ka njerëz që e kuptojnë dhe i kanë pjesë të jetës së tyre. 

“Jo vetëm që është tabu, por ka persona të komunitetit që akoma janë të ndrydhur me veten e tyre dhe nuk kanë dal hapur. Ke njerëz që të kuptojnë nuk po them që janë të gjithë mendjehapur, por të paktën e lejojnë veten që të edukohen dhe pranojnë që ti je si gjithë të tjerët dhe nuk të ndalon se çfarë bën ti në krevat”, – thotë Arbri.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.