“Streha mes reve”, në festivalin e filmit në Rumani
07/06/2019 Shpërndaje

“Streha mes reve”, në festivalin e filmit në Rumani

Një film shqiptar ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Transilvanisë në Cluj të Rumanisë. Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina, ka qenë pjesë në garën zyrtare të çmimit Fipresci.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Transilvanisë në Cluj të Rumanisë filmi është shfaqur në Sapientia University dhe në Cinema Arta më 4 qershor. Pas premierës botërore në konkurrimin zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights, në Estoni, filmi “Streha mes reve” po vijon rrugën e tij në festivale të rëndësishme të filmit në Europë.

Në filmin “Streha mes reve”, interpretoi Arben Bajraktaraj aktori me famë ndërkombëtare, i cili ishte në rolin kryesor. Në role mund të përmendim edhe aktorët Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku, Osman Ahmeti etj.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.