Si po mbrohet kryeqyteti ukrainas, pamje nga vija e frontit
Prej 26 ditësh ukrainasit e kanë mbrojtur Kievin me trupat e tyre. Prej 24 shkurtit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ndërkohë që kanë kaluar disa javë asnjë përparim nuk është bërë drejt Kievit.
Planet ruse për të marrë kryeqytetin ukrainas duket se nuk kanë shkuar siç duket, teksa autokolona e nisur shumë ditë më parë mbetet ende e bllokuar milje larg.
Nga ana tjetër, ushtarët ukrainas vijojnë betejën për të mbrojtur kryeqytetin nga pushtuesi. Fotografi i BBC Gleb Garanich ka qenë në vijën e parë të frontit në rajonin e Kievit, duke bërë foto të ushtarakëve dhe grave ukrainase.
Fotoja kryesore tregon Tetiana Chornovol, një ish-deputete e Parlamentit të Ukrainës, e cila tani po përdor një sistem armësh raketash, antitank.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
