Një “look” i ri, një fillim i ri: Kostume falas për burrat e papunë
Një ide tepër e vlefshme në Sheffield ndihmon në përgatitjen e njerëzve të papunë për intervistat e punës duke u ofruar atyre një veshje të plotë.
Kur bëhet fjalë për intervistat e punës, përshtypja e parë është e rëndësishme. Për burrat, kjo zakonisht nënkupton veshjen e një kostumi dhe një kravate. Në fakt kostumet e mira nuk kushtojnë të lirë.
Ashtu si shumë ide të mrekullueshme, “The Suit Works” (kostumet e punws) me bazë në Sheffield e ka fuqinë tek thjeshtësia. Njerëzit e papunë që kanë një perspektivë pune drejtohen tek kompania e bamirësisë, e cila u jep atyre një kostum, këmishë, kravatë dhe këpucë, në mënyrë që ata të paraqiten në intervistë me një pamje madhështore. Përveçse u jep burrave një veshje të plotë, The Suit Works ofron stil dhe shërbim të përshtatshëm.
“Shumë shpesh djem të rinj kurrë nuk kanë veshur rroba të ‘zgjuara’, thotë themeluesja Vanda Keëley. “Ata nuk e kanë idenë se ku të veshin pantallona apo si të lidhin një kravatë. I stiloj dhe i vesh ato para një pasqyre, kështu që mund ta shikojnë transformimin e vetes”.
Kewley u trajnua si një konsulente imazhi, para se të punonte në administratë dhe rolet e financave për këtë sektor bamirësie. Më vonë ajo u bë vullnetare bamirësie me bazë në Londër, për të ndihmuar burrat e papunë dhe me të ardhura të ulëta, duke u dhënë atyre rroba biznesi dhe këshilla intervistash.
Ajo fitoi një grant fillestar nga organizata crowdfunding Sheffield Soup, ndërsa një biznes me bazë në Sheffield, Goodman Sparks, u ofrua të bëjë pastrimin. Shitësja online Slaters Menswear dhuroi 120 kostume të reja, dhe kompanitë vendore gjithashtu rregullisht u kërkojnë punonjësve të tyre të dhurojnë rroba të padëshiruara për kompaninë e Kewley.
Kewley ndjek klientët pas intervistave të tyre dhe raporton një shkalle suksesi prej 60 për qind.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
