SHQIPËRIA VENDI ME 220 DITË DIELL NË VIT… DREJT PANELEVE
Dielli është një burim i pashtershëm, më i liri, më i pastri dhe më jetëgjati, drita e te cilit mund te shndërrohet ne energji elektrike permes paneleve fotovoltaike.
Nisur nga klima jonë, nga kriza energjetike por edhe nga teknologjitë gjithnjë me në përparim edhe Shqipëria ka filluar nismat për të shkuar drejt energjisë së rinovueshme.
Nismat ndërkombëtare
Energjia diellore mund të përdoret për të siguruar ngrohje, ndriçim dhe nevoja të tjera në shtëpi dhe ndërtesa që sot varen nga energjia elektrike.
Shqipëria është zotuar që në vitin 2030, të reduktoje me 20.9% emetimet e gazeve me efekt serre dhe te mbulojë 42% të konsumit bruto me energji të rinovueshme.
Një projekt i mbeshtetur nga Qeveria e Japonisë dhe zbatuar nga PNUD në Shqipëri, synon të ndihmojë në arritjen e këtij objektivit të ri kombëtar, në përgjigje të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.
Disa biznese që e kanë ndërmarrë vetë inisiativën si Latitude, e kanë llogaritur përfitimin ekonomi. Në një intervistë për gazetaren tonë Suela Bisha drejtore e Latitude sqaron:
“Përfitimet janë të dukshme. Nga fillimi i vendosjes së tyre deri tani, panelet kanë prodhuar 320 megavat energji, e përkthyer kjo në kursim të faturave energjitike në fund të çdo muaji. Sa i përket mjedisit kemi reduktuar dëmet mjedisore me 169 tonë karbon. Në total janë 277 kilovat fuqi e instaluar vetëm në ambientet e Latitude në të cilat janë 660 panele diellore. Personalisht e inkurajoj shumë. Ne nuk kemi vetëm këtë, kjo ishte vetëm një nismë. Latitude ishte një nismë me 277 kilovat por ne tashmë po instalojmë edhe 300 kilovat të tjera në ambiente të tjera për të mbrojtur të gjithë kompaninë dhe besoj se brenda 2 muajve do të mbulojmë 100 % të territorit të ambienteve tona në të cilat punojmë dhe jetojmë, kalojmë shumicën e kohës. Mendoj që është shumë efikase”.
Shembuj të tillë do të shërbejnë për t’u martë si model nga biznese të tjera.
Nismat kombëtare
Një tjetër inisiativë e ndërmarrë për këtë qëllim ishte edhe tirrja për aplikim për konsumatorët familjarë për panele diellore për ngrohjen e ujit.
Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë ka nisur ndërkohë për familjet e përzgjedhura subvencionimin në masën 70 % të kostos nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë.
Kjo ishte thirrja e dytë për aplikim, që i drejtohet klientëve familjarë të interesuar për marrjen e shërbimit të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për deri në 2000 familjare, qw kanw nisur përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse. Në fakt panelet e para tashmë janë dhënë dhe instaluar për një pjesë të familjarëve.
Pra përgjigja për të siguruar një botë të pastër, botën tonë, na ka ngrohur e ndricuar gjithë kohën. Gjithë ç’duhet të bëjmë është të shfrytëzojmë potencialin e pafund të diellit, një zgjidhje e qendrueshme e energjisë për tokën… për jetën.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
