Liridona, fotografja e suksesshme në Amerikë
Liridona Gjokaj është fotografja me origjinë shqiptare e cila po korr suksese në Amerikë.
Ajo ka realizuar një numër të madh të imazheve të modeleve dhe artisteve të huaj.
Puna e saj nuk ka kaluar pa u vënë re, madje është vlerësuar edhe me ccmime. “International Film Festival of New York” ka shpërblyer Liridonën me çmimin Fotografia e vitit 2019, të mbajtur në Neë York.

Festivali që ka shpërblyer punën e Liridonës është mjaft i njohur në shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Liridonën do ta shohim edhe në projekte të tjera të modës dhe kinematografisë.
Liridona ka vite që punon në Amerikë. Tanimë është pjesë e kategorisë së fotografëve që kanë një reputacion të mirë në treg.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
