Zakoni shqiptar që ende vret fëmijërinë e vajzave
Martesa e hershme është një shkelje e të drejtave të fëmijëve. Edhe pse është e ndaluar nga e drejta ndërkombëtare, vazhdon t’u vrasë fëmijërinë miliona vajzave nën moshën 18 vjeçare në botë. Në Shqipëri ky fenomen vijon të jetë në nivele të larta. Sipas INSTAT 3827 vajza adoleshente, nën moshën 19 vjeç u martuan gjatë 2017-ës, përkundër vetëm 120 bashkëmoshatarëve të tyre djem.
Sërish duke iu referuar të dhënave të INSTAT, në botimin “Burrat dhe Gratë në Shqipëri” (2017) janë 10 vajza të martuara nën moshën 18 vjeç për çdo 1000 martesa. Në total grupmosha “nën 19 vjeç” përbën 17.4 % të totalit të martesave.
Për djemtë e së njëjtës grupmoshë situata është krejtësisht e kundërt, thotë raporti. “Nuk ka martesa për djemtë para moshës 18 vjeç si dhe përqindja e djemve të martuar 18-19 vjeç është e papërfillshme”.
Cilat janë pasojat për këtë kategori vajzash? Shumica lënë shkollën, bëhen nëna kur janë ende fëmijë për vete dhe mbeten të paarsimuara duke ngushtuar mundësitë që në të ardhmen të gjejnë një vend pune.
Martesa e hershme u mohon vajzave të drejtën për të marrë vendime jetësore për shëndetin dhe mirëqenien e tyre seksuale. I detyron të kenë në të ardhmen një jetë me perspektiva të dobëta. Tek këto vajza ka një rritje të rrezikut të dhunës, abuzimit, shëndetit të sëmurë ose vdekjes së hershme.
Komunitetet rome, egjiptiane janë më të prekura nga kjo dukuri. Sociologët e vlerësojnë këtë dukuri si shumë negative, e me pasoja të shumëfishta për shëndetin dhe përparimin e të miturve. Ndër rreziqet e një martese të hershme, është se i ndërpritet fëmijëria një vajze, i ndërpritet shkollimi, gjë që ndikon në prosperitetin e asaj vajze, në mundësitë për punësim, kontributin në familje, edhe më gjerë në shoqëri.
Se pari martesa te vajzat e reja shkakton rrezikshmëri për vdekjen e saj, pastaj kemi edhe pasojë lindjen e foshnjave të vdekura apo me probleme të ndryshme shëndetësore. Faktorët kryesorë që e nxisin këtë fenomen mund të jenë fryma tradicionale ose patriarkale, mungesa e shkollimit, mungesa e mundësive etj. Për ekspertët kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi qindra martesa të tjera, nuk raportohen pa mbushur moshën ligjore.
Martesa në moshë të re përveç rreziqeve dhe problemeve që sjell ka dhe disa avantazhe. Cilat janë ato?
Më poshtë janë disa këshilla që do t’u ndihmojnë të sqaroni mendjen nëse martesa e hershme është e mirë për një individ apo jo. Një mendje e re është më e lehtë të përshtatet. Për gratë, martesa e hershme është më e sigurtë sa i përket shtatzënisë. Sipas mjekëve të kujdesit shëndetësor, 25 është mosha ideale për shtatzëninë e grave.
Martesa e hershme u jep më shumë kohë çifteve që të ndjekin karrierën të qetë dhe të planifikojnë një fëmijë menjëherë më pas. Martesat e vonuara shpesh vijnë me konfliktin nëse bashkëshortët duhet t’i japin më shumë rëndësi karrierës së tyre të krijuar ose të planifikojnë një familje.
Gjithashtu, të biesh në dashuri herët dhe të vendosni të martoheni është avantazhi më i madh i martesave te hershme, sepse ju e zgjidhni partnerin lirisht dhe vendosni të kaloni pjesën tjetër të jetës me ritmin tuaj.
Disavantazhet mund të përfshijnë; Mungesë të aftësive komprometuese në secilin nga partnerët.
Shtatzënia e parakohshme dhe rreziqet e saj. Shumica e grave, për shkak të aborteve të përsëritura dhe aborteve, bëhen jopjellore. Megjithatë, nuk është e njëjta situatë për të gjitha gratë dhe vajzat.
Arsimi kalon në plan të dytë për çiftet që planifikojnë të martohen herët, meqë fokusi kalon në fusha të tilla si stabiliteti financiar dhe planifikimi familjar.
Nganjëherë, martesa e hershme është çështje zgjedhje. Ka disa përparësi të mundshme dhe disavantazhe që mund t’ju ndihmojnë të rishikoni vendimin tuaj.
Martesat e hershme nën moshë është një fenomen, që prek më së shumti vajzat, duke rritur hendekun e pabarazisë gjinore që krijon ky angazhim i tyre, në punë, arsim, shoqëri, politikë etj. Zakoni i martesës në moshë të re duket është e vështirë të zhduket nga realiteti shqiptar, si pasojë po vret fëmijërinë e shumë adoleshentëve.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
