Shqipëria e para në Ballkan për abort selektiv
15/09/2020 Shpërndaje

Shqipëria e para në Ballkan për abort selektiv

Trendi i aborteve të kryera në vite, nxjerr në pah se gjithnjë e më tepër ato kryhen kryesisht nga femrat të cilat nuk janë të punësuara dhe të siguruara.

Këto femra në shumicën e rasteve nuk janë të arsimuara e të pavarura dhe jetojnë në zonat urbane.

Një tjetër fakt që vijon të jetë i theksuar në vendin tonë është se abortet selektive, janë në nivele të larta.

Në Shqipëri gjatë 15 viteve të fundit në çdo 100 lindje kanë lindur rreth 10 – 12 meshkuj më shumë sesa femra. Një faktor kryesor është mendësia patriakale.

Studimi i përbashkët i UNFPA dhe Ëorld Vision i realizuar para 2014 rendit Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan, për abortin selektiv të foshnjave kur ato janë femra dhe sidomos kur janë të dytat apo të tretat në familje.

Vendi ynë  ndiqet nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.

Sipas traditës, preferohen fëmijët meshkuj, dhe si duket ky fenomen në vend, edhe pse vitet kanë kaluar, nuk është çrrënjosur.

Mirëpo nga ana tjetër, niveli i abortit në Shqipëri bëhët më domethënës kur e krahasojmë me vende të tjera të Europës.

Nga statistikat e fundit të Kombeve të Bashkuara mbi abortin mund të themi se niveli i abortit në Shqipëri (7.6 për vitin 2017) është nën normën e vendeve të Europës Lindore, p.sh. Bullgari (viti 2015–24.1), Rumani (viti 2015–19.2) dhe disa vende të Europës Veriore: p.sh. Suedi (viti 2015–25.3) dhe U.K (viti 2015–20.2).

Ndërkohë nivelet e abortit në Shqipëri janë të ngjashme me ato në vendet e Europës Jugore: p.sh. Itali (viti 2015–10.6), Serbi (viti 2015–10.7) dhe Mali i Zi (viti 2015–11.1), tha Alba Merdani Specialiste, Sistemi i Survejancës së Abortit Instituti i Shëndetit Publik.

Por nuk mund të mos theksohet se shifrat e abortit në Shqipëri mendohet se më të larta, se shifrat zyrtare të deklaruara, pasi një pjesë e madhe e aborteve kryhet në mënyra informale në klinika private.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.