5-vjeçarja që mposhti sëmundjen, fiton 18 milionë euro në vit nga YouTube
25/12/2019 Shpërndaje

5-vjeçarja që mposhti sëmundjen, fiton 18 milionë euro në vit nga YouTube

Revista e famshme Amerikane “Forbes”, ka publikuar listën e personave që fitojnë më shumë para nga rrjeti social “YouTube” dhe në vendin e 3 është 5 vjeçarja ruse Anastasia Radzinskaya e cila ka fituar betejën me kancerin.

 5-vjeçarja i fiton 18 milionë euro në vit duke shpërndarë video në “YouTube”.

Gjithçka nisi kur prindërit e saj i hapën një kanal në “YouTube” dhe në të postonin video trajnimi, pasi vogëlushja u diagnostikua me paralizë cerebrale. Mjekët i kishin humbur shpresat dhe mendonin që Anastasia nuk do të fliste më kurrë, por prindërit ishin të mbushur plot me shpresë.

Ata menduan se duke shpërndarë video mund edhe të shihnin përparimin e vajzës dhe nga ai moment e deri më sot vogëlushja është përmirësuar ndjeshëm.

Përveç postimeve të zakonshme nga jeta e tyre e përditshme vëmendje të madhe tërhoqi udhëtimi i 5-vjeçares në kopshtin zoologjik në vitin 2018, video e cila është parë më shumë se 767 milionë here.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.