
“Shije shtëpie” programi që sjell receta të shijshme dhe biseda të ngrohta
Programi “Shije shtëpie” prej gati dy vitesh sjell çdo ditë argëtim dhe ngrohtësi në familjet shqiptare. Nën moderimin e Katerina Trungut dhe recetat e zonjës Vjollca është kthyer nga programet më të dashura për publikun. Gatime tradicionale, receta shumë të shijshme i serviren publikut me një mjeshtri nga zonja Vjollca. Nuk mungojnë tema të ditës, aktuale por mbi të gjitha informuese në fusha të ndryshme që i shërbejnë audiencës së gjerë. Për pozitivi.org moderatorja e programit Katerina Trungu tregon si u bën bashkë ekipi i programit “Shije shtëpi”.
Dixhitalizimi ka sjell risi në epokën e televizionit duke bërë që të shtohen platformat e zhvillimit të medias. Televizioni Klan prej dy vitesh ka bërë të mundur që përmes aplikacionit Klani im, çdokush ta ndjekë kanalin në kohë reale nga smartphone i tij.
Këndi i bisedës, aty ku diskutohen tema të shumta, mes batutave apo me debate të forta sjell të ftuar të shumtë. Njërëz të njohur dhe të panjohur që mirëpriten nga zonja e shtëpisë Katerina Trungu. Po cilët janë disa prej tyre që ajo do i veçonte si më specialët për të.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.