Mundësitë dhe sfidat e angazhimit të të rinjve në ndërtimin e karrierës në Shqipëri
Në një intervistë për In Radio, aktivisti Jonas Kepi diskutoi rreth angazhimit të të rinjve në Shqipëri dhe mundësive për të ndërtuar karrierë në këtë vend. Kepi, i cili është i përfshirë në aktivizmin qytetar prej dy vitesh, shprehu bindjen se të rinjtë janë të angazhuar dhe të përkushtuar, veçanërisht gjatë vitit 2022, kur Tirana u bë Kryeqyteti Europian i Rinisë.
“Si një person i dhënë pas teknologjisë, unë shoh që ka shumë mundësi për të rinjtë në Shqipëri”, tha Kepi. “Ka shumë aktivitete të organizuara në Tiranë dhe ne jemi shumë të angazhuar, edhe pse shkojmë në shkollë paradite dhe në aktivitete pasdite. Kryesisht marrim pjesë në debate, seminare, dhe konkurse, që ne i konsiderojmë si praktika që na ndihmojnë për të ndërtuar një karrierë”.
Nëse është e vështirë për të rinjtë të gjejnë punë në Shqipëri, sipas Kepit, kjo varet nga profesioni që ata zgjedhin dhe nëse ata iu përshtaten tregut të punës në vend. Sipas tij, një nga problemet kryesore që të rinjtë hasin është zgjedhja e një profesioni që ata duan të ndjekin, pa i kuptuar plotësisht mundësitë e tyre në të ardhmen. Megjithatë, Kepi thotë se ka shumë oportunitete në Shqipëri, dhe thekson se është e rëndësishme që të rinjtë të kenë besim në veten dhe të kenë guxim për të ndjekur ëndrrat e tyre.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
