Inteligjenca Artificiale: Një shpëtim apo një rrezik për shoqërinë?
11/06/2024 Shpërndaje

Inteligjenca Artificiale: Një shpëtim apo një rrezik për shoqërinë?

Dy të rinj përballë njëri tjetrit në podcast. Të zgjedhur mes të rinjve me opinione të forta dhe të qarta për fenomene që diskutohen në këtë brez në ditët e sotme ata janë pjesë e podcast GenZ, një cikël emisionesh që synon të nisë mendimin kritik dhe prezantimin dinjitoz te të rinjtë.

Tema e inteligjencës artificiale (IA) ka qenë në qendër të vëmendjes së këtij podasti. Shoqëria është ndarë në dy kampet – ata që shohin IA-n si një fuqi inovative që mund të na ndihmojë të përparojmë, dhe ata që shqetësohen për pasojat negative që ajo mund të sjellë. Të ftuar në këtë debat janë Alisa Hasa, një studente aktive për të drejtat e njeriut, dhe Andon Kello, një gazetar i angazhuar për çështjet e integrimit europian dhe medias.

Pro inteligjencës artificiale

Alisa Hasa, përfaqësuese e kampit pro, argumenton se IA mund të na ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tonë, rritjen e produktivitetit dhe personalizimin e shërbimeve për të bërë jetën më të lumtur. Ajo thekson se përfitimet e IA-s në fushën e shëndetësisë janë të paimagjinueshme, duke na sjellë barna të reja dhe mundësi të personalizuara shëndetësore për secilin individ. “Inteligjenca artificiale mund të na ndihmojë të transformojmë shëndetësinë tonë duke ofruar zgjidhje inovative për sfidat e sotme,” tha Alisa Hasa në debatin tonë.

Kundër inteligjencës artificiale

Nga ana tjetër, Andon Kello shpreh shqetësimet për humbjen e vendeve të punës dhe shkeljen e privatësisë që mund të sjellë IA. Ai vë në dukje se një raport në SHBA ka parashikuar humbjen  e 300 milion vendeve të punës, ndërsa sindikatat në të dy kontinentet janë ngritur për të mbrojtur punëtorët kundër masave të implementimit të IA-s në mënyrë të pakontrolluar. “Nëse nuk vendosim kufij për përdorimin e inteligjencës artificiale, mund të ballafaqohemi me pasoja të rënda për të ardhmen e punësimit dhe privatësisë së individëve,” shtoi Kello.

Përmes një debati të lirë, opinionistët e rinj theksojnë rreziqet dhe avantazhet e përdorimit të IA-s. Disa argumentojnë se AI mund të rrisë produktivitetin me 7%, duke sjellë përparime të konsiderueshme në fusha të ndryshme. Ndërsa të tjerë theksojnë nevojën për masa paraprake për të parandaluar humbjen e vendeve të punës dhe shkeljen e privatësisë.

Në përfundim ata dakordësohen se është e rëndësishme të vendosim kufij dhe rregulla për përdorimin e inteligjencës artificiale. “Ky diskutim është vetëm një fragment i serisë sonë të podcasteve, ku të rinjtë përballen me idetë më të diskutuara të momentit,” theksoi moderatorja e debatit në mbyllje të emisionit. “Ne ju ftojmë të na ndiqni për të vazhduar të shkëmbejmë pikëpamje dhe argumente mbi fenomenet më të rëndësishme të kohës sonë.”

Ky podcast u realizua nga Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore në kuadër të projektit Gen Z, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.

Ky podcast u realizua nga Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore në kuadër të projektit Gen Z, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.

© 2024, Pozitivi. All rights reserved.