Shën Petërsburg, një shfaqje baleti për paqen bashkon rusët dhe ukrainasit
04/03/2022 Shpërndaje

Shën Petërsburg, një shfaqje baleti për paqen bashkon rusët dhe ukrainasit

Një shfaqje e një trupe baleti në Shën Petërsburg ka bashkuar ukrainasit dhe rusët, shkruan pozitivi.org.

Shfaqja e trupës së baletit nisi me një minutë heshtje para çdo performance, në shenjë solidariteti për popullin ukrainas, të cilët prej 9 ditësh janë pushtuar nga Rusia. Para se të shpalosin talentin e tyre në skenë ata dëgjojnë fillimisht himnin ukrainas. Ajo shoqërohet me lëvizjet e balerinëve.

Dhe në Francë u përsërit e njëjta gjë, në qytetin e Montluson, ku në skenë u ngjit dhe kryebashkiaku. Sipas një prej producenteve ky është një prodhim ndërkombëtar, dhe në trupën e baletit ka rusë, ukrainas, hungarezë, gjermanë, lituaneze dhe polakë. Ajo theksoi se të gjithë ishin një familje dhe kundër luftës.

Edhe në balet Europa duke dhënë mesazhin se bota ka nevojë për paqe dhe se duhet gjetur një zgjidhje për këtë situatë. Ndërsa në Ukrainë nuk ndalen sulmet, balerinët rusë ashtu sikurse shumica e qytetarëve të atij vendi janë duke e kundërshtuar këtë luftë të nisur nga presidenti i tyre.

Pas medias e të gjithë aktorëve të shoqërisë në mbarë botën edhe baleti është solidarizuar me Ukrainën, duke dhënë së bashku mesazhe për paqe.

Paqja është thelbi i gjithçkaje. Shmangia e luftës duhet të jetë mision për çdo qytetar. Me këtë frymë po përballen qytetarët ukrainas ndaj rus.

Duke i bërë një apel të drejtpërdrejtë nënave, dhe njëherë më shumë Kiev përpiqet të ushtrojë presion për tërheqje vullnetare të trupave armike

“Ju presim në Kiev që t’ju dorëzojmë djemtë tuaj.” Është ky apeli i Kievit dërguar nënave të ushtarëve rusë të kapur rob. Ministria ukraianase e mbrojtjes ka publikuar në faqen e saj zyrtare mesazhin, shoqëruar me numrat e kontaktit.

Ministria ukrainase e mbrojtjes ka publikuar në faqen e saj zyrtare këtë fotografi shoqëruar me fjalinë

“Mami, djali yt i kapur rob po të pret”.

Me këtë slogan ministria e mbrojtjes informon familjet ruse se kanë mundësi të përqafojnë dhe të rikthejnë në atdhe ushtarët rusë të kapur rob në Ukrainë. Duke i bërë një apel të drejtpërdrejtë nënave, dhe njëherë më shumë Kiev përpiqet të ushtrojë presion për tërheqje vullnetare të trupave armike.

Më tej në mesazh shkruhet: Ne ukrainasit, në ndryshim nga fashistët e Putin, nuk luftojmë me nënat dhe djemtë e tyre të kapur rob. Të oresim në Kiev, aty ku do të të dorëzohet djali yt”. Më tej rreshtohen numrat e telefonit për të krijuar kontakte dhe këshilla për të udhëtuar nga toka, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore.

Mesazhi është i qartë dhe është pjesë e fushatës sentimentale të Ukrainës e cila ndihet e pushtuar nga vëllezërit e saj. Në fotografi shfaqet një ushtar rus i kapur rob nga ushtria ukrainase, dhe pas tij është një grua e cila qan. Shumë fotografi të tjera të ushtarëve shumë të rinj në moshë që kapen cdo ditë, publikohen në faqe zyrtare për të mundësuar që kushdo që i pret në shtëpi, t’i njohë.

Që nga dita e parë e pushtimit qeveria ukrainase i bëri apel nënave ruse që të ndërhynin tek djemtë duke mos i lejuar që të shkonin të luftonin në Ukrainë. Që nga momenti i parë është aktivizuar një numër për familjet ruse të cilat duaninformacione për djemtë e tyre. Ditët e fundit është krijuar dhe një faqe në internet ku mund të identifikoheshin dokumente dhe akesorë të ushtarëve rusë të vrarë, por dhe publikoheshin videomesazhe të ushtarëve rusë të kapur rob.

/pozitiv.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.