Receta fantastike për festa, përgatitur nga shefat e mirënjohur në Tiranë
18/12/2018 Shpërndaje

Receta fantastike për festa, përgatitur nga shefat e mirënjohur në Tiranë

Në prag festash të gjithë kërkojmë receta gatimesh të shijshme. Këtë mund të na e sigurojnë 2 shefat më të mirë në Tiranë, Volker Weber dhe Alessandro Esposito. Në përmbyllje të vitit 2018, si viti i parë i markës Hilton në Shqipëri nëpërmjet hotelit Hilton Garden Inn Tirana, si dhe në kuadrin e festave të fundvitit, shefat e kuzhinës së hotelit më të ri në Shqipëri, organizuar një aktivitet me gazetarë, të titulluar: Testime Recetash me shefat e Hilton Garden Inn Tirana.

Shefi i mirënjohur gjerman Volker Weber – Drejtor i Food & Beverage pranë Hilton Garden Inn Tirana së bashku me kolegët e tij, shefin italian Alessandro Esposito dhe kolegët shqiptarë Ledio Prifti, Ilir Balli, Eri Rika, Bernard Moka ishin mikpritësit e gazetarëve në këtë aktivitet dhe kishin përgatitur posaçërisht për ta një menu moderne me recetat fantastike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku përfshiheshin specialitete kuzhine nga shtete të ndryshme, karakteristike për këtë sezon festash.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi karakteristikat e kuzhinave të ndryshme botërore dhe u shkëmbyen eksperienca fantastike jo vetëm nga shefat e kuzhinës, por edhe nga gazetarët shumë të informuar në këtë fushë. Bashkangjitur do të gjeni disa receta të shefave për t’i bërë festat tuaja më të shijshme.

© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.