Familja e kërcënon me vdekje, azilkërkuesja e Arabisë Saudite shpëton përmes twitter
07/01/2019 Shpërndaje

Familja e kërcënon me vdekje, azilkërkuesja e Arabisë Saudite shpëton përmes twitter

“Unë jam e vërtetë, ekzistoj, vazhdoj të marr frymë, por nuk jam e sigurt se mund të vazhdoj të mund të qëndroj e gjallë, vetëm nëse ambasada saudite nuk më ndjek më”, shkroi 18-vjeçarja Rahaf Mohammed Alqunun nga aeroporti tajlandez ku u ndalua ndërsa po nisej drejt Australisë.

Shtetasja saudite tha se po largohet nga familja e saj abuzive, për të kërkuar azil në çdo vend perëndimor që do ta mbante. “Unë jam në rrezik të vërtetë”, tha ajo.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe ambasadat perëndimore i kërkuan qeverisë tajlandeze që të mos e kthente vajzën në Arabinë Saudite. Një grup avokatësh regjistruan një urdhër për të parandaluar depërtimin e saj në Arabinë Saudite, thotë Phil Robertson, zëvendës drejtor i Divizionit të Azisë të Human Rights Watch, për NPR.

Tani, autoritetet në Tajlandë kanë anuluar qëndrimin e tyre të mëparshëm dhe kanë hequr dorë nga deportimi. “Kreu i policisë së imigracionit në Tajlandë u tha gazetarëve se ajo nuk do të kthehej kundër vullnetit të saj. Mbështetësit shpresojnë se do t’i jepet pasaporta dhe të lejohet të vazhdojë udhëtimin drejt Australisë”, tha Michael Sullivan.

Alqunun kishte qenë me pushime me familjen në Kuvajt, javën e kaluar, kur u largua fshehurazi dhe hypi në një aeroplan në Bangkok. Familja e saj ishte abuzive, veçanërisht pasi ajo kishte hequr dorë nga Islami, ka thënë e reja për BBC. Plani i saj ishte të fluturonte përmes Tajlandës në Australi. Por, ndërsa ishte në aeroportin e Tajlandës, zyrtarët e sigurisë e ndalën, duke pretenduar se familja e saj kishte paraqitur si person të zhdukur.

Ata e çuan në një dhomë hoteli për të pritur fluturimin e rradhës që e kthente sërish në Arabinë Saudite “me forcë”, shkruante Rahaf. Por, ndërsa ishte në dhomën e hotelit, Alqunun postoi një video në mediat sociale, shkruan pozitivi.org. “Dua azil”, tha ajo për Agjencinë e Refugjatëve të U.N, zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Këtë mëngjes, një ekip nga U.N arriti dhe u lejua të intervistojë Alqunun. “Ata i dhanë fjalën se ajo do të qëndronte nën kujdes dhe se tani është e sigurt”.

Alqunun i tha Reuters se po kërkonte statusin e refugjatit për shkak të “abuzimit fizik, emocional dhe verbal dhe burgosjes brenda në shtëpi për muaj me radhë”. “Ata kërcënojnë të më vrasin dhe të më pengojnë të vazhdoj shkollimin. Jam e shtypur, e dua jetën dhe punën dhe jam shumë ambicioze, por familja ime po më pengon të jetoj”, ka shtuar ajo.

Autoritetet tajlandeze thanë se nuk po vepronin me kërkesë të qeverisë saudite kur e ndaluan. Asaj iu mohua hyrja, sepse nuk kishte rezervim hoteli dhe biletë kthimi të paguar, tha shefi i imigracionit tajlandez Surachate Hakparn për Reuters.

Alqunun është “tepër guximtare dhe trime, por edhe e rraskapitur. Pavarësisht kësaj është e gatshme të luftojë deri në fund. Dhe ne jemi të përgatitur për ta ndihmuar në çfarëdo mënyre që mundemi”, tha Robertson.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.