Sekrete të thjeshta të lëkurës që dermatologët nuk duan që t’i dini
Lëkura e mirë është baza për një pamje të bukur. Disa nga njerëzit më të bukur në botë kanë lëkurë të bukur. Ndërsa disa njerëz janë të bekuar gjenetikisht pa shumë përpjekje, disa prej nesh kanë nevojë për përpjekje shtesë për të arritur një pamje të përsosur. Ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme mund të kenë një ndikim të madh kur kërkoni një lëkurë të mirë. Në varësi të llojit të lëkurës, dietës dhe disponimit gjenetik – ju mund të punoni në rrugën tuaj për lëkurë të shkëlqyer.
Këtu janë 10 sekrete që do t’ju mbajnë larg nga dermatologu për një kohë. Pastrojeni dy herë; Shumica e sëmundjeve të lëkurës vijnë nga poret e bllokuara dhe poret e bllokuara janë produkt i papastërtisë. Bukuria koreane ka debutuar në shume shtete dhe Evropë dhe kjo është për shkak se bukuria koreane ka dhënë rezultate të forta. Metoda koreane është pastrimi dy herë. Përdorni një pastrues me vaj për të hequr të gjithë make up. Pas kësaj pastrojeni me sapun.
Përdorni një toner; Toneri e mban lëkurën të fortë dhe të lagësht. Është një hap i domosdoshëm para se të vendosni produktet. Hidratimi; Hidratimi i duhur është ndoshta sekreti më i madh për kujdesin e lëkurës.
Kufizo kafeinën; Kafeina e than tepër lëkurën. Kufizonjeni kafen një herë në ditë për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe sigurohuni që po pini të paktën 2 gota ujë për çdo filxhan kafe. Kafeina e tepërt do ta thajë lëkurën, do të krijojë thyerje dhe përfundimisht do të nxjerrë rrudha.
Kufizo sheqerin; Sheqeri është emërtuar si kokaina e re e gjeneratës sonë. Është gjetur pothuajse në çdo gjë. Konsumi i tepërt i sheqerit çon në inflamacion lëkurën tuaj, dhe krijon akne.
Pini ujë; Uji është thelbësor në të gjitha përpjekjet. Uji e mban lëkurën të zhdërvjellët, dhe me të vërtetë krijon atë shkëlqim që ne të gjithë kërkojmë. Pini sa më shumë për një shkëlqim të vërtetë, dhe mbani kolagjenin të paprekur në lëkurën tuaj.
Maska Natyrore; Përdorni kuzhinën tuaj për një trajtim fytyre një herë në javë. Unë personalisht pëlqej një maskë me mjaltë të paktën dy herë në javë dhe shkëlqimi më pas vihet re. Për një pastrim natyror, provoni sheqer kafe të përzier me vaj kokosi. Për lëkurë të thatë, përzieni qumësht me kastravec për një trajtim hidratues.
Vitaminat e duhura; Disa vitamina mund t’i japin lëkurës tuaj një nxitje shtesë. Ushtrime; Lëkura juaj është organ që mban frymëmarrje. Ushtrimet e rregullta ndihmojnë poret për lirimin e toksinave. Gjithashtu, stërvitja redukton stresin, i cili është një faktor kyç për puçrat dhe linjat e lëkurës.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
