11-vjeçarja me mision magjik, plotëson dëshirat e të moshuarve në azile
28/01/2019 Shpërndaje

11-vjeçarja me mision magjik, plotëson dëshirat e të moshuarve në azile

Kjo vajzë 11-vjeçare është duke fituar mijëra zemra me misionin e saj magjik për të plotësuar dëshirat e të moshuarve në një azil. Ruby Kate Chitsey u frymëzua të ndihmojë banorët e moshuar që pas verës së kaluar ku ndihmoi mamanë e saj Amanda në punë.

Amanda drejton një biznes në të cilin ndihmon dhjetëra pacientë në pesë objekte të ndryshme për të moshuarit në të gjithë Harrison. Kur Ruby vizitoi një nga këto shtëpi pleqsh gjatë fundjavës, vuri re se një nga banorët vështironte ngultazi jashtë dritares. E vetmja gjë që vërejti jashtë dritares ishte dikush që po ecte me një qen.

“E pyeta Pearl: Çfarë është kaq e rëndësishme? Ajo më tha se ishte qeni i saj prej 12 vjetësh dhe nuk e dinte se kur do ta shihte herën tjetër. Fytyra e Pearl ishte kaq e trishtuar. Mendova për të gjitha gjërat në këtë botë që Pearl mund të kishte, ndoshta do të kërkonte më shumë vizita me qenin e saj”, tha 11 vjeçarja.

Pearl nuk ishte në gjendje të shihte qenin sepse nuk mund të kujdesej vetë për të. Meqenëse gjysma e shtëpive të pleqve të SHBA financohen nga qeveria, pacientëve u jepet vetëm 40 $ për të shpenzuar “shtesë”. Kjo do të thotë se qindra banorë kanë vetëm 40 dollarë për të shpenzuar për gjëra të thjeshta, si prerja e flokëve, pantallona të reja ose ushqim për qenin.

“Unë jam 11 vjeç dhe kam mjaft para të ruajtura në derrkucin tim për të ndihmuar Pearl ta vizitojë qenin e saj”, thotë vogëlushja. Sakaq Ruby vendosi të përpiqet t’u plotësojë dëshirat më shumë të moshuarve në azile. Mori fletoren  dhe filloi të trokasë në dhomën e çdo të banori të shtëpisë së moshuarve, ndërsa i pyeste: «Nëse do të kishit tri dëshira, cilat do të ishin ato?»

Disa banorë thjesht dëshironin një palë pantallona të reja, të tjerë shprehën dëshirë të madhe për ushqim të shpejtë; një grua tha se dëshironte të shkonte në një park që të shohë familjet teksa argëtohen.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme për të gjithë. Ju prisni që t’u thonë se duan një milion dollarë ose një makinë të re, por ata nuk e bëjnë këtë. Ata duan gjëra të vogla për të cilat kanë vërtet nevojë”, tha nëna e Ruby. Ruby filloi projektin “Tre dëshirat” për të mbledhur para për t’u plotësuar dëshirat të moshuarve. Mamaja e saj e ndihmoi dhe pasi krijuan faqet në nëntor, fushata e crowdfunding ka arritur mbi 26,000 dollarë.

Donacionet kanë ndihmuar në blerjen e veshjeve, pajisje dëgjimi, ushqime, këpucë dhe kërkesën më të madhe të banorëve: ushqim për kafshë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.