Nëse dëshironi të jeni produktiv nesër, “log of” twitter-in sonte
Para se të fillojë dita e punës, një numër vendimesh mund ta pengojnë suksesin tuaj në punë. Disa mund të vijnë si pasojë e një menaxheri me objektiva dhe pritshmëri të paarsyeshme dhe që janë jashtë kontrollit tuaj. Por të tjerët, se sa shumë do të përgatiteni para një dite të madhe, janë brenda fuqisë suaj.
Privimi i gjumit është një nga faktorët më themelorë për të parashikuar produktivitetin e ditëve të ardhshme. Sa më vonë të qëndroni në Twitter ndikon në performancën tuaj të punës, argumenton një studim i ri në revistën Sleep Health. Për të testuar këtë, hulumtuesit kanë parë një lloj punonjësish, ose me sakte atletet.
Tweeting vonë dhe performanca e ardhshme;
Ka të dhëna të hollësishme publike se si atletët profesionistë të famshëm e kryejnë në punën dhe disa prej këtyre pikave të të dhënave mund të krahasohen lehtësisht me kohën e kaluar në Twitter. Hulumtuesit analizuan 37,073 tweets të bëra nga 112 lojtarë në 2009 – 2016, duke gjetur një lidhje mes të aktivitetit natën vonë në këtë rrjet social dhe performancës së varfër në lojën e ardhshme.
Lojtarë të cilët qëndronin në twitter deri në 11:00 të darkës dhe në 7:00 të paradites, para një loje të planifikuar, shënuan më pak pikë. Efikasiteti ra. Mesatarisht, përqindja e tyre e gjuajtjeve u ul me 1.7 pikë përqindjeje pas qëndronin twitter-in deri natën vonë.
Në përgjithësi, ata që qëndrojnë në tweeter natën vonë kishin më pak faulle, por kjo mund të jetë për shkak se kanë luajtur më pak kohë. Tweeters-at e natës luajtën mesatarisht dy minuta më pak në lojë, ndoshta sepse trajnerët mund ta shihnin ndryshimin mes lojtarëve të çlodhur dhe atyre që nuk ishin.
Autorët nuk ishin në dhomat e gjumit të lojtarëve, per te parë sa gjatë ose sa mirë flinin. Studimi pranon se rezultatet janë korrelative dhe nuk japin llogari për faktorët e panjohur që ndikojnë në performancën, siç eshte per shembull stresi me te cilin perballen lojtarët.
Gjetja e një ekuilibri;
Megjithatë, Jason J. Jones, një profesor i sociologjisë së Universitetit Stony Brook dhe autor kryesor i studimit, tha se gjetjet mund të përgjithësohen duke nënvizuar rëndësinë e gjumit. “Mënyra më e mirë për të shmangur problemin e performancës së dobët të ditës së ardhshme është praktikimi i gjumit të mirë”, tha ai. “Personalisht, përpiqem të shkoj në shtrat dhe të zgjohem në të njëjtën kohë çdo ditë, të shmang kafeinën pas orës 3 pasdite dhe të përdor me kujdes ekranet e paisjeve celulare në mbrëmje”.
Mësoni kur është koha e duhur për të qëndruar në mediat sociale dhe kur të jetë e nevojshme t’a fikni telefonin. Kjo bëhet për të gjetur ekuilibrin. Me fjalë të tjera, zakonet e natës mund të zhvendosen në varësi të prioriteteve që keni për ditën tjetër.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
