Rusi “dhuron” Çmimin Nobel për Paqe për refugjatët ukrainas
Rusi që fitoi Çmimin Nobel për Paqe do të nxjerrë në ankand medaljen për refugjatët ukrainas
Medalja e Ccmimit Nobel që Paqe, e fituar nga Dmitry Muratov është nxjerrë në shitje për t’i shkuar në ndihmë refugjatëve ukrainas. Gazeta e pavarur ruse “Novaya Gazeta” do të nxjerrë në ankand medaljen e kryeredaktorit të saj. Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të gazetës të martën, Muratov tha se shumë fëmijës të plagosur dhe të sëmurë që kërkonin trajtim urgjent e detyruan atë të ofronte medaljen prestigjioze.
Të ardhurat që do të fitohen nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të “sigurojë mbështetje morale dhe materiale për refugjatët nga Ukraina”.
Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Cmimin Nobel Për Paqe tetorin e kaluar. Medalja iu dha me motivacionin për mbrojtjen e tij të palodhshme të lirisë së fjalës në Rusi. Në deklaratën e tij kryeredaktori theksoi nevojën urgjente për një armëpushim, shkëmbim të të burgosurve dhe sigurimin e korridoreve humanitare.
Muratov e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ai po aplikonte në shtëpitë e ankandeve për një ‘përgjigje që do të ofrojë këtë çmim të njohur për të gjithë botën’ .
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
