Ekspertja e sëmundjeve kardiovaskulare në Itali, me origjinë shqiptare
12/06/2019 Shpërndaje

Ekspertja e sëmundjeve kardiovaskulare në Itali, me origjinë shqiptare

Prej disa vjetësh ajo është kërkuese shkencore në fushën e epidemiologjisë dhe kardiologjisë, pranë Departamentit të Eksperimentimit, Diagnostikimit dhe Specializimit Mjekësor (DIMES) në Universitetin e Bolonjës. Bëhet fjalë për Edina Cenko, e cila po bëhet e njohur si eksperte e sëmundjeve kardiovaskulare në shtetin fqinj.

Sukseset e shqiptarëve jashtë Shqipërisë janë të shtuar në masë kohë e fundit. I tillë konsiderohet edhe rasti i Cenkës e cila po korr suksese dhe po sjell progres në fushën e mjekësisë.

Përveç punës në Univeristet, ajo ka publikuar disa artikuj shkencorë, ndërkaq është pjesëtare e disa shoqatave mjekësore në Itali dhe Evropë. Angazhimi i saj me kalimin e viteve ka ardhur duke u rritur e kjo ka sjellë dhe suksesin që ka aktualisht.

Prandaj nëse po mendoni të jetoni dhe të punoni jashtë kufijve të vendit tone dhe të keni sukses, mund ta arrini një gjë të tillë. Suksesi i disa shqiptarëve jashtë vendit është shembulli që e demonstron këtë gjë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.