Qeveria shpërblen pensionistët për fundvit
Edhe këtë vit qeveria ka aprovuar shpërblim për pensionistët me rastin e festive të fundvitit. Shpërblimi do të jetë me vlerë në 3 mijë lekë të reja. Ky vendim i qeverisë është marrë për të gjithë pensionistët e Shqipërisë, megjithëse fondet nuk kanë qenë aq të favorshme sa vitet e kaluara për shkak se janë përqendruar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Tërmeti 6.4 ballë që ka rënë në vendin tonë shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Ngjarja e rëndë ka shembur shtëpitë e qindra familjeve të cilët janë në kushte jo të mira jetese aktualisht. Solidariteti për të ndihmuar këto familje ka qenë i jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë kufinjve. Aktualisht edhe qeveria shqiptare vijon punën për të mbështetur këto familje për një të ardhme më të mirë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
