1.2 milionë vdekje çdo vit nga mbipesha në Evropë, ku renditet Shqipëria
Shqipëria renditet ne vendin e 35 pwr sa i pwrket obezitetit. Greqia në vendin e 11, Mali i Zi ne vendin e 19 dhe Maqedonia e Veriut ne vendin e 26.
Turqia dhe Britania e Madhe janë ndër vendet më obeze në Evropë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën në një raport.
Aplikacionet dixhitale dhe videolojërat në internet po nxisin një krizë të obezitetit në mbarë Evropën me ‘përmasa epidemike’, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH.
Sipas OBSH 59% e të rriturve në Evropë kishin indeks të lartë të masës trupore në vitin 2016. Obeziteti është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve dhe paaftësisë dhe është përgjegjës për rreth 1.2 milionë vdekje çdo vit, që përbën 13% të vdekshmërisë në Evropë.
Asnjë vend në rajon nuk është në rrugën e duhur për të reduktuar normat e obezitetit deri në vitin 2025, tregon raporti i OBSH-së, duke parashikuar se obeziteti do të kapërcejë duhanpirjen si shkaku kryesor i kancereve të parandalueshëm në dekadat e ardhshme.
Pothuajse 74% e të rriturve në SHBA janë mbipeshë ose obezë, ka ka thënë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, bazuar në të dhënat nga 2017 dhe 2018.
OBSH tha se Evropa ka norma më të larta të obezitetit se çdo rajon tjetër përveç Amerikës.
Obeziteti shkakton së paku 13 lloje të ndryshme të kancerit dhe ka të ngjarë të jetë përgjegjës për së paku 200,000 raste të reja të kancerit në vit, thuhet në raport./Pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
