Kriza/ Hapat që duhet të ndërmarrin qeveritë për të ndihuar familjet dhe sipërmarrjet
21/03/2022 Shpërndaje

Kriza/ Hapat që duhet të ndërmarrin qeveritë për të ndihuar familjet dhe sipërmarrjet

Qeveria italiane është një shembull i mirë për menaxhimin e krizës. Në një kohë shtrenjtimi të të gjithë faturave sidomos asaj të energjisë elektrike dhe karburanteve, qeveria italiane ka vendosur të ndihmojë familjet dhe sipërmarrjet fillimisht duke reduktuara me 25 cent akcizën e benzinës

Këshilli i ministrave në Itali miratoi në mënyrë unanime dekretin e ri për t’u përballur me pasojat ekonomike dhe humanitare të krizës së shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë

Ndihma për familjet dhe sipërmarrjet si dhe masa për pritjen e refugjatëve. Reduktimi i akcizës për karburantet do të jetë 25 cent deri në 30 prill. Sipërmarrjet do të mund të paguajnë faturat e tyre me këste. Por janë parashikuar ndihma dhe për Rajonet, entet dhe shoqatat.

Gjithashtu është vendosur taksimi i një pjese përfitimi të jashtëzakoshëm që prodhuesit kanë aktualisht si pasojë e rritjes së cmimit të lëndëve të para. Këto para do iu shpërndahen familjeve dhe sipërmarrjeve që gjenden në vështirësi.

Taksa për përfitimet e kompanive energjitike do të jetë 10%, me arsyetimin se kompanitë po fitojnë shumë këto kohë që cmimi i energjisë elektrike është rritur.

Dekreti në fjalë vlen 4.4 miliard euro të cilat i shtohen 16 miliard eurove ë shpenzuara 6 muajt e fundit. Në ndryshim nga masat e para, këtë herë paratë nuk vijnë nga buxheti publik por nga kompanitë e sektorit energjitik. Kryeministri italian Dragi shpjegoi se 5.2 milion familje italiane do të paguajnë energjinë elektrike me çmimet që kanë qenë verën e kaluar. Ndërsa në pikat e karburanteve deri në muajin prill, cmimi i naftës dhe benzinës do të reduktohet me 25 cent për litër.

Në dekret përfshihen dhe tollonat për karburant që punëtorët do të marrin nga punëdhënësit. Parashikohet gjithashtu një gjobë deri në pesë mijë euro për këdo që nuk mund të justifikojë rritjen e çmimeve.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.