Punësimi i të rinjve problem madhor i Kukësit
16/06/2023 Shpërndaje

Punësimi i të rinjve problem madhor i Kukësit

Punësimi i të rinjve është një problematikë globale, por fenomeni bëhet akoma më shqetësues sidomos në qytete të vogla si Kukësi në Shqipëri.

Mungesa e bizneseve prodhuese dhe fasonërive, bën që në Kukës aktivitetet e biznesit të jenë të përqëndruara kryesisht në fushën e shërbimeve si bar-kafe, furra buke apo pastiçeri.

Këto biznese të vogla kanë të punësuar staf familjar duke bërë që situata e punësimit në Kukës të mbetet e pandryshueshme dhe shifrat e papunësisë të mbeten tepër të larta.

Vetëm gjatë sezonit veror ka një rritje të vogël të punësimit në zonat malore ku janë ndërtuar ristorante dhe agroturizma për turistë e huaj dhe vendas. Por kjo është periudhë e shkurtër sezonale e cila nuk ndikon në ngritjen e numrit të personave të punësuar. Marrëveshja mes Zyrës Vendore të Punës dhe Bashkisë Kukës ekziston por mbetet vetëm në letër, pasi në këtë qytet mungojnë mundësitë e punësimit.

Disa nga problematikat e konstatuara që ndikojnë në punësimin e ulët të të rinjve në Kukës

1. Buxhet i vogël.

2. Pjesëmarrje e vogël e të rinjve në vendimmarrje.

3. Mungesa e sistemit për sigurimin e mbrojtjes sociale të të rinjve.

4. Humbja e besimit nga procedurat burokratike.

5. Politika jo mbështetëse për të rinjtë.

6. Nepotizëm në vendet e punës.

Çfarë mund të përmirësohet

1. Përqendrimi më i lartë i të rinjve në qytet.

2. Përqendrimi më i madh i shkollave 9-vjeçare e të mesme në Kukës.

3. Përfshirja e të rinjve në programet e kujdesit social.

4. Fushata ndërgjegjësuese për të rinjtë në risk.

5. Pjesëmarrja e të rinjve në veprimtari artistike, kulturore.

6. Angazhimi i të rinjve në shërbime komunitare.

7. Përkrahja e talenteve të reja.

8. Qendra rinore, grupe informale.

9. Aktivitete sportive, edukative.

Situata e punësimit të të rinjve në Kukës duhet të trajtohet me seriozitet nga autoritetet vendore dhe qeveria në përgjithësi. Ngritja e numrit të ofertave të punës dhe krijimi i mundësive të reja për të rinjtë do të ndihmojë në zhvillimin e qytetit dhe rritjen e mirëqenies së komunitetit të rinj.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.