Të shohësh me “sytë e shpirtit” si Irgesti (VIDEO)
Ai vërtet nuk ka mundësi të shohë dritën përmes syve, por tek ata dy sy ka një dritë tjetër, shumë herë më të fortë dhe plot gjallëri dhe optimizëm.
Ky shikim i padukshëm i jep atij mundësinë të depërtojë aty ku nuk arrin drita e syve. I jep privilegjin të ndihet pranë çdo shpirti të bukur për të transmetuar optimizmin, sakrificën, mundimin, por mbi të gjitha aftësinë për të parë atë që shumë prej nesh ose nuk e shohim ose nuk e vlerësojmë NJERIUN brenda secilit prej nesh.
Janë të dhimbshëm gjithkund të verbërit, por jo Irgesti, që atë shërim që nuk ia jep dot optika ia kanë falur “Sytë e Shpirtit”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
