Protesta paqësore mund të sjellë ndryshime sociale, në Amerikë është normë
16/02/2019 Shpërndaje

Protesta paqësore mund të sjellë ndryshime sociale, në Amerikë është normë

Duke pasur parasysh lajmet e fundit në vendin tonë, mbase mund të befasoheni kur thuhet se demonstrata paqësore janë normë në Amerikë. Titujt gjithmonë përqëndrohen në çdo dhunë që shpërthen, madje edhe gjatë protestave më paqësore. Por, Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë të protestave të padhunshme dhe shumë efektive, një vend shembull për shumë shtete të tjera.

Protestat paqësore kanë qenë shenjë dalluese e disa prej reformave sociale më të rëndësishme në Amerikë. Votimi i grave, i fituar në vitin 1920, dhe ligjet historike të të drejtave civile të viteve 1960 nuk do të kishin ndodhur pa protesta paqësore. Tradita e shprehjes së pikëpamjeve të kundërta është e gjallë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën sot.

Protestat e fundit, përfshijnë një sërë çështjesh, në botë; Që nga viti 2012, punëtorët e ushqimit të shpejtë kanë kërkuar të rrisin pagat, duke zhvilluar protesta në 190 qytete për të kërkuar një pagë minimale prej 15 $ në orë. Seattle dhe San Francisco e kanë rritur pagën minimale. Shumë qytete të tjera e kërkojnë një ndryshim të tillë.

Gjatë Samitit të Climate U.N në shtator, gati 400,000 protestues marshuan në Nju Jork për të nxitur veprime mbi ndryshimet klimatike. “Nuk mund të pretendojmë se nuk dëgjojmë. Ne duhet t’i përgjigjemi thirrjes”, tha Presidenti Obama.

Në Çikago, një sindikatë mësuesish prej 1,200 anëtarësh shkoi në grevë në tetor mbi kostot e kujdesit shëndetësor dhe kushtet e punës. Që atëherë, qyteti dhe mësuesit kanë rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare.

Në nëntor, 100,000 infermierë në mbarë vendin u mblodhën për të përmirësuar mbrojtjen për infermieret që trajtonin pacientët me Ebola. Si rezultat, Kalifornia njoftoi rregulloret për të siguruar pajisje dhe trajnim më të mirë mbrojtës.

Në dhjetor, gjatë ditëve, grupet e rreth 30 aktivistëve të të drejtave të kafshëve demonstruan në shtetin e Neë Jersey-ut duke bërë thirrje për t’i dhënë fund gjuetisë së ariut. Neë Jersey nuk e anulloi atë, por protestuesit u zotuan të ktheheshin.

Protestat paqësore që kanë sjellë ndryshime sociale, gjatë këtij viti ka pasur dhe vendin tonë. Këtu veçojnë protestën e studentëve. Janë zhvilluar një sërë protestash në rrugë, të mbajtura nga studentët e universiteteve publike në dhjetor te 2018-tes për të kundërshtuar tarifat e larta të shkollimit.

Të rinj, studentë,  adoleshentë, prindër, pedagogë, qytetarë të thjeshtë dhe zyrtarë u bashkuan me të rinjtë, u mblodhën kundër lëvizjeve të qeverisë shqiptare për të bërë arsimin universitar edhe më të shtrenjtë, duke futur tarifa të reja për provime, por pa sjellë asnjë përmirësim në cilësinë e arsmimit. Kërkesat primare të studentëve janë, përgjysmim të tarifës së studimit, kushte më të mira në konvikte dhe rritje të buxhetit në universitete. Ata protestuan për tetë pika të cilat janë; PIKA 1: Tarifat të paguhen nga qeveria nga 100% deri në 50% me shkallëzim.

PIKA 2:  Të krijohet një faqe online, ku të publikohen të gjitha buxhetet dhe shpenzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë dhe çdo IAL-i publik. Faqja të shërbejë edhe si një platformë, për ekspozimin e akteve të korrupsionit apo të shkeljeve të çdo lloji në universitet.

PIKA 3: Çdokush që ka njohuri për një praktikë ndërkombëtare, ku pesha e votës së studentëve në zgjedhjet në universitet është siç kërkohet në këtë pikë, është i lutur ta bëjë publike. Momentalisht po punohet për ta adresuar këtë pikë, duke parë me detaje çështjen e përfaqësimit të studentëve në vendimmarrje, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

PIKA 4: Transparenca e titujve shkencorë, biblioteka Kombëtare të ngrejë një portal të unifikuar, ku të hidhen të gjitha doktoraturat. Kontrolli antiplagjiaturë i tyre të kryhet nëpërmjet një softëare-i të posaçëm dhe të gjitha rastet e dyshuara t’i kthehen Komisioneve të Posaçme Universitare për rivlerësim.

PIKA 5: Qeveria të shkarkojë të gjithë anëtarët e bordeve të emëruar nga MASR. Anëtarët e rinj të emërohen nëpërmjet një procesi të hapur, ku figura publike dhe ekspertë me profil të lartë, të zgjidhen rojtarë të interesit publik në administrimin e Universiteteve.

PIKA 6: Marrëveshja e nënshkruar në nëntor me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze, për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card (ESC) është një bazë shumë e mirë për finalizimin e këtij procesi

Të miratohet VKM me shërbimet që do të ofrohen me çmim të reduktuar për studentët. Të fillojë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit dhe të pajisen të gjithë studentët.

PIKA 7: Të përfundojë procesi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale. Të gjitha Universitetet në vend do të kenë akses në bibliotekën elektronike universitare, si dhe në databazën kombëtare të doktoraturave.

PIKA 8: Të nisë vlerësimi i performacës për çdo IAL në vend, ku elementët kyç do të jenë:

– Sondazhi Kombëtar i Studentëve për çdo pedagog, program mësimor; departament e fakultet;

– Vlerësimi i Produktit Kërkimor për çdo department, fakultet dhe IAL;

– Vlerësimi i jashtëm i cilësisë, në përputhje me ”Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë”.

Jo vetëm në Tiranë. Studentët janë ngritur në protestë edhe në qytete të tjera. Edhe në Durrës, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, kanë dalë në protestë.

Qeveria hodhi hapin e parë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Në platformën “Shqipëria që duam” është krijuar një faqe,  për të dokumentuar atë që kryeministri Edi Rama e quan “Pakti për Universitetin”.

Në këtë platformë janë publikuar 8 pikat e kërkuara nga studentët, për të cilat është hapur diskutimi. Ndërsa janë publikar edhe afatet e zbatimit. Nga 8 pikat, 2 prej tyre kanë afat zbatimi fundin e janarit 2019. Këto janë ulja e tarifës me 50% dhe transparenca e buxhetit dhe financimet. Nga qeveria është premtuar zgjidhje edhe për kërkesat e tjera të studentëve.

  

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.