Përgjova, për mirë
08/06/2019 Shpërndaje

Përgjova, për mirë

“Në një nga rrugët kryesore të Tiranës, kjo zonjë kishte gjetur kohën, larg lajmeve bajate të përditshme e afër humanizmit të përkohshëm tonin, të fliste me një djalë që rri gjithmonë në këtë cep trotuari, pranë Fakultetit të Inxhinierisë. Përgjova, për mirë.
Këto momente të ditës më mbajnë me këmbë në tokë, në një epokë si e jona, ku mendtë kanë fluturuar në një drejtim: lekë e pushtet. Ku shkohet? Për cilin pushtet? Për një dynym tokë më shumë? Për një kat më lart? Për një urdhër më shumë? Ne emër të kujt? Të cilës histori?
M’i lini duart jashtë, tha para se te vdiste Aleksandri i Madh, që ta kuptojë njerëzia, se ai që pushtoi botën, iku duarthatë. 
Flisni të panjohurve…mund të frymëzoni rrjeshta të shkruar nga të panjohur. Si unë sot”.

(A.Çausholli)

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.