“Procesi i Integrimit në BE”, Infinit+ zhvillon sesionin e parë informues me të rinjtë
25/02/2019 Shpërndaje

“Procesi i Integrimit në BE”, Infinit+ zhvillon sesionin e parë informues me të rinjtë

Infinit+ në bashkëpunim me Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore organizon sesion e parë të informimit “Procesi i Integrimit në BE” me nxënës të gjimnazit “Myslym Keta”, në Tiranë.

Gjatë këtij sesioni u diskutua rreth procesit të integrimit dhe negociatave në të cilin vendi ynë po kalon, si dhe aktivizmit të të rinjve për të marrë pjesë në këtë proces.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Explorim drejt BE-së për tu përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë-10 pyetje/përgjigje”, mbeshtetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Përmes këtij sesioni Infinit synon të kontribuojë në përgatitje më të mirë të të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë rreth procesit të integrimit në BE.

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e Europës së Bashkuar. Qershori i 2019 është vendosur si një datë e mundshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE, e kushtëzuar me përparimin e saj në disa fusha.

Gjatë takimit të rinjtë janë njohur me të gjithë procesin dhe rrugëtimin që ka bërë vendi ynë për t’u integruar, si dhe fushat ku duhet të përparojë në mënyrë që në qershor të këtij viti të pranohet nga të gjitha vendet anëtare.

E RENDESISHME/ Çfarë duhet të dini mbi projektin dhe BE

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.