Infinit plus nis zbatimin e projektit për eksplorim drejt BE
Infinit plus në bashkëpunim me “Qendra media dhe çështjet shoqërore” po zhvillon projektin “Explorim drejt BE-së, për t’u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë – 10 pyetje/përgjigje”, të Financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i këtij projekti është që përmes një sërë aktivitetesh të kontribuojë në përgatitje më të mirë të qytetarëve shqiptarë rreth procesit të integrimit në BE.
Objektivat specifike të projektit:
1. Rritja e ndërgjegjësimit publik duke përfshirë shkollat, universitetet, institucionet akademike dhe qytetarët për kuptimin e përgjithshëm të politikave, programeve dhe veprimtarisë të BE-së;2. Inicimi dhe inkurajimi i debateve publike në vend për kostot, përfitimet dhe sfidat e procesit të Integrimit Evropian;
Infinit+ në bashkëpunim me Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore, përmes zbatimit të këtij projekti, synojnë të informojnë qytetarët, nxënësit dhe studentët për procesin e integrimit në vendin tone duke: 1) zhvilluar 12 sesione informimi në gjimnaze dhe Universitete; 2) përcjellë rrëfime/njohuri të thjeshta dhe profesionale; 3) zhvilluar 10 debate mediatike; 4) sjellë pranë qytetarëve 10 dokumentarë.
Çfarë është Bashkimi Evropian?
Bashkimi Evropian (BE) është bashkim i 27-të vendeve anëtare, i krijuar me qëllim përforcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social. Themeluar nga Traktati i Bashkimit Evropian (Traktati i Mastrihtit), në vitin 1993, BE-ja ishte më shumë se thjesht një integrim ekonomik. Koncepti qe Traktati i Mastrihtit, dhe me pas ai i Amsterdamit dhe i Nicës i dha Komunitetit mund të përshkruhet duke përdorur strukturën 3-shtyllore të mëposhtme.
Pra, Bashkimi Evropian është ndërthurje e disa Komuniteteve të ngritura më parë që janë: Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut, i themeluar në vitin 1951; Komuniteti Evropian Ekonomik (emërtuar Komuniteti Evropian në vitin 1993) i themeluar në vitin 1957 dhe; Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike (Euratom), i themeluar në 1957. Shpesh, ato referoheshin më thjesht si “Komuniteti” ose “Komunitetet”, por tashme pas miratimit te Traktatit te Lisbonës emërtimi i përdorur është Bashkimi Evropian.
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE?
Aspiratat e Shqipërisë për tu antarësuar në Bashkimin Evropian filluan menjëherë pas rënies së regjimit komunist në vitet 1991 – 1992. Moment historik ku Shqipëria dhe shqiptarët për herë të parë po kërkonin njëzëri që të bëheshin pjesë e Evropës Perëndimore në kuptimin e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit.
Shqipëria është vend kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga qershori i vitit 2014. Zyrtarisht u njoh nga BE si “shtet kandidat potencial” në vitin 2000, ndërsa bisedimet me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) i filloinë vitin 2003. Për këtë u ra dakord me sukses dhe u nënshkrua më 12 qershor 2006, duke kompletuar kështu hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Edhe sot integrimi i Shqipërisë në BE konsolidohet si objektivi strategjik më madhor i shtetit dhe shoqërisë, por ky vendim varet se sa do plotësohen kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët.
Kjo rrugë drejt bllokut të BE-së, vit pas viti, vjen duke u shkurtuar. Në qershor të 2018, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, përcaktuan Qershorin e 2019 si një datë të mundshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, të kushtëzuar me përparimin e saj në disa fusha.
Vendimi erdhi pas debateve të gjata mes vendeve anëtare në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme i cili u mblodh në Luksemburg, ku disa vende kërkonin shtyrjen pa afat të procesit.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
