Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë gjatë verës…?
Në stinën e verës duhet të kemi një kujdes të vecantë për ushqimet që zgjedhim të konsumojmë. Për këtë rekomandohet te konsumoni më pak mish gjatë kësaj stine dhe të zëvendësoni proteinat shtazore me ato bimore. Nutricionistja Hyrida Basha për pozitivi.org ndan sekretet e të ushqyerit shëndetshëm.
Stina e verës sic dihet karakterizohet nga temperatura shumë të larta, cfarë duhet të konsumojmë më shumë gjatë kësaj periudhe?
Duke qënë se në verë kemi një disfavor në sasinë e elektrolitreve dhe ujit në organizëm, kujdesi për ti vendosur në ekuilibër duhet të jetë I madh.
Ndaj shtimi i sasive të ushqimeve dhe produkteve që kanë sasi të larta të ujit patjetër janë ide e mire. Përfshijmë këtu ujin natyral oligomineral por edhe fruta perimet e stinës duke i kombinuar në mënyrën e duhur me frutat arrore apo të përfshira në një sallatë të ftohtë vere, e cila do të na ofronte njëkohësisht gjithë ushqyesit e nevojshëm për një vakt. Fatmirësisht sezoni i verës ofron mundësi ushqimesh me pak kalori dhe shumë ujë dhe minerale. Por mbetet për tu thënë që ushqyerja ekuilibruar zë po të njëten rëndësi si në cdo stinë tjetër.
Si mund të marrim kalori të mjaftueshme gjatë gjithë ditës?
Kujdes duhet treguar në mos shmangien e vakteve dhe në mosfokusimin në produkte të vecanta duke eleminuar një gamë të gjerë të ushqimeve të rëndësishme. Duke qënë verë shpesh fokusohemi në pijet energjike apo alkoolike duke bërë padashur një dëmtim të organizmit. Kujdes te vecante duhet treguar në mirëmbajtjen e zorrës nëpërmjet produkteve probiotike natyrale duke mundësuar kështu një shëndet të mirë në gjithë sistemet dhe organet e trupit tonë.
Ushqyerja është një proces vital pa të cilin nuk do të ekzistonim. Ushqyerja e duhur është një detyrim që ja kemi vetes ndaj shpesh themi se është investimi më i mirë dhe i zgjuar që bëjmë. Por sigurisht ka rregullat e veta sepse mënyrat e gabuara të ushqyerjes do të conin në probleme të rënda shëndetsore që lidhen me tretjen, sistemin digjestiv në tërësi, sistemin imunitar, atë renal nervor hormonal e kështu me rradhë. Në mënyrë që të përftojmë dhe përthithim gjithë mikronutrientët e duhur duhet patur kujdes në kombinimin e produkteve dhe oraret e duhura të ushqyerjes. Ndarja e orareve dhe shpërndarja në kohë është 5 vakte ushqimore në ditë ku 3 janë vaktet kryesore dhe 2 prej tyre mesvaktet që përsëri kanë rëndësi të pazëvendësueshme, praktikisht cdo 3 orë. Oraret e ushqyerjas janë;
Mëngjesi: 08:00-09:00
Mesvakti 1”10:30-11:00
Dreka 12:00-14:00
Mesvakti 2 (zemra) 16:00-17:00
Darka 19:00-20:30
Kuptohet në raste apo nevoja të vecanta individët mundet të konsumojnë edhe 1 vakt më shumë apo më pak, kjo vendoset pas konsultës së personalizuar
Sa i përket lëngjeve dhe konsumimit të tyre, sa litra duhet të konsumojmë në ditë për të pasur një trup të shëndetshëm?
Trupi ynë ndërtohet nga thuajse 60-70% ujë , shifër kjo që na tregon se rëndësia është jetike. Kështu marrja në mënyrë konstante e tij dhe e shpërndarë në kohë sipas intervalit kohor të paktën 250ml ujë në orë, është një këshillë e mirë. Duke qënë I vetmi likuid 0 kalori, sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 2.8 l për person edhe pse kjo varet nga shumë faktorë të tjerë që lidhen me individin. Roli I ujit lidhet shumë më termorregullimin dhe shumë procese të tjera metabolike. Ujë patjetër mund të marrim dhe nëprmjet lengjeve të frutave. Ka shumërëndësi që frutat të konsumohen të plota dhe jo të shtrydhura për të pasur efektshmëri më të lartë në shëndetin tonë. Kështu, sipas saj, nuk humbasim mineralet dhe vitaminat të cilat duhen për të vendosur ekuilibrin eletrolitik që humbasim nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe jashtëqitjes. Po ashtu suprat e lehta të verës të gatuara me kungull apo speca etj perime stinore na ofrojnë një tërësi vlerash në mikronutrientë por edhe në lëngjet që duhet të marrim gjatë ditës.
A ka një listë ushqimesh që nuk duhet të konsumohen gjatë verës?
Patjeter që ka. Produktet alkoolike është mirë të shmangen pasi jo vetëm që nuk hidratojnë por përkundrazi largojnë ujrin nga organizmi sëbashku me mneralet
Njëkohesisht pirja e duhanit apo tepria me pije që përmbajnë kafeine dhe teinë duhen reduktuar ose shmangur.
Shumë persona priren që të mbajnë një dietë vegane a është vërtet më e shëndetshme një dietë vegane?
Duke qënë një diete shumë radikale pra shumë ekufizuar, e mira është që këta persona të masin herë pas here nëpërmjet ekzaminimeve nivelin e mineraleve dhe vitaminave në organizëm. Shpesh këta individë priren të kenë deficenca në hekur, kompleksin e vitaminave B etj duke u shoqëruar me prb shëndetsore në sisteme të ndryshme të organizmit si pasoj ë e mungesës së konsumit të produkteve me origjinë shtazore dhe derivative të tyre. Ndaj zëvendësimi është I detyrueshëm nëpërmjet suplementeve. Nëse tregohemi të kujdesshmëm për tëvendosur këtë ekilibër, atëhere ky regjim është I shëndetshëm.
#dita e veres #vitamina d #vitamina c
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
