Një grua shpëton 3 vjeçarin dhe nënën e tij shtatzënë
09/06/2018 Shpërndaje

Një grua shpëton 3 vjeçarin dhe nënën e tij shtatzënë

Kur Jennifer Potter vrapoi për të shpëtuar jetën e një djali 3-vjeçar ndërsa po mbytej në pishinë, nuk e kuptoi se do të shëtonte dhe dy jetë të tjera njëkohësisht.

Potter, e cila është ndihmëse menaxhere në një kompleks apartamentesh në Indianapolis, Indiana, po lëvizte nëpër shtëpi kur dëgjoi një fëmijë teksa po bënte thirrje për ndihmë nga thellësia e pishinës.

Potter menjëherë u hodh në veprim dhe vrapoi drejt pishinës. Kur ajo u hodh në ujë për të ndihmuar vogëlushin, pa se ishte edhe një tjetër person brenda pishinës. Nëna e djalit 3 vjeçar ishte nën të birin duke e mbajtur lart për t’u  siguruar që fytyra e tij ishte mbi ujë, edhe pse vetë ishte komplet e zhytur.

35-vjeçarja Potter, nxorri nga uji fëmijën së bashku me mamanë. Që të dy i shpëtuan mbytjes falë ndihmës së Potter e cila u vlerësua jo vetëm se shpëtoi jetët e tyre, por edhe atë të foshnjës së palindur të nënës shtatzënë.

“Jam vërtet e lumtur që jam ndodhur këtu. Gëzohem që ishte një fund i lumtur dhe ne jemi të gjithë këtu sot”, tha Potter.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.