Postimi më i bukur i 8 marsit
08/03/2018 Shpërndaje

Postimi më i bukur i 8 marsit

Elda Kocia nga një vajzë e zakonshme është kthyer në një shembull motivues për shumëkënd, përmes postimeve në rrjete sociale. 23 vjeçarja e shëndetshme, pozitive ka një jetë të lumtur, këtë e ka arritur duke motivuar veten, kështuqë synimi i saj tashmë e tutje është të motivojë të tjerët.

“Ti nuk ke lindur për të kënaqur syrin e askujt, qëllimi i jetës tënde nuk është të jesh perfekt, është të jesh i shëndetshëm fizikisht, mentalisht dhe të jesh e lumtur me veten tënde”, një shprehje e pikasur e Eldës gjatë një interviste për pozitivi.org të cilën ua drejton femrave. Ndërsa sot në ditën ndërkombëtare të grave, me butësinë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon Elda ka vendosur ta bëjë urimin e saj sa më special. Mesazhi që shkruan u bën thirrje femrave të jenë të pavarura, të forta dhe të bëjnë jetën që duan.

“Për cdo femër, dua të jesh e fortë, e pavarur, e dashur, feministe të luftosh që jetën ta bësh si do ti, të jesh e lumtur me veten tënde dhe cdo gjë rreth teje. Në foto janë disa nga femrat e jetës time të pavarura , të sukseshme të bukura dhe me një shpirt që është plot me lule pranvere. Happy International Ëoman Day”, shkruan Elda në instagram, duke shtuar dhe foto me disa vajza të cilat ajo i quan “femrat e pavarura të jetës time”. Një nga postimet më të bukura dhe frymëzues në këtë ditë speciale ishte ai i Eldës, ndaj ne të pozitivit vendosëm ta ndajmë me ju. INTERVISTA

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.