Gëzuar post-festat… sot është dita për të hequr pemën fatsjellëse
06/01/2023 Shpërndaje

Gëzuar post-festat… sot është dita për të hequr pemën fatsjellëse

Sipas traditës, pema e Krishtlindjes duhet të mbahet deri në 12 netë pas Krishtlindjes. Në fenë e krishterë, stina e Krishtlindjeve përfundon në Epifaninë, e cila festohet më 6 janar. Epifania shënon vizitën e Magëve te foshnja Jezus në Betlehem dhe pagëzimin e Jezusit.

E kjo është edhe dita e fundit kur pema e Krishtlindjes duhet të qendrojë në shtëpinë tuaj, për të shmangur fatin e keq. E quajtur si pema fatsjellëse ajo mund të ndjellë edhe të kundërtën nëse nuk respektohen traditat dhe sidomos nëse je pak supersticioz.

Dikush mund të dëshirojë ti mbajë zbukurimet e fundvitit për 365 ditë por natyrisht magjia festive por edhe komoditeti i përditshëm humb në një dhomë të mbushur me kurora, drita dhe sigurisht me një pemë të zbukuruar. Edhe pse e dimë dhe e ndjejmë të gjithë se ka njw lloj magjie ecja në një dhomë tw zbuuruar, kjo na bën të hezitojmë kur duhet të heqim dorë nga pjesa më vezulluese e festave.

Por për fat të keq, Krishtlindjet kanë mbaruar dhe sot në 6 janar është koha për të hequr pemët tona të dekoruara bukur, me erë të këndshme, edhe pse tundimi për ta shtyrë disa ditë më shumë është i madh.

3 datat më popullore për të hequr pemën

31 dhjetor:

Hiqni pemën tuaj në natën e Vitit të Ri përpara se të bien këmbanat në mesnatë. Përndryshe, thuhet se do të tërhiqni të gjitha bagazhet dhe fatin tuaj të keq nga viti i kaluar në vitin e ri… nëse jeni supersticioz për këto gjëra, dmth.

5 janar:

Hiqni pemën tuaj në këtë ditë, e cila tradicionalisht konsiderohet Dita e Dymbëdhjetë e Krishtlindjeve – d.m.th., e fundit nga 12 ditët e gëzimit të Krishtlindjeve. E mendoni si mbyllje në sezonin e festave.

6 janar:

Hiqeni atë më 6 janar në respekt të Epifanisë, një festë e krishterë që shënon zbulimin e Perëndisë në formë njerëzore në personin e Jezusit. Përsëri, disa do të thoshin se lënia e pemës tuaj lart përtej datës 5 ose 6 sjell fat të keq.

A mund të mbahet pema gjithë vitin?

Nëse ndryshoni stolitë në pemën tuaj të Krishtlindjes çdo muaj, mund ta mbani atë dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit -! Një pemë sezonale për të gjitha stinët.

Sa e mbajmë zakonisht pemën?

Në Shqipëri nuk ka sondazhe të tilla por e sigurtë është që pjesa më e madhe vonojnë ta bëjnë në datën 6 dhjetor dhe “e komensojnë” duke përtuar ose duke lënë qëllimisht atë  përtej 6 janarit. Por mos u shqëtësoni nuk është trend vetëm i yni. Një anketë e kryer në SHBA me 3 500 amerikanë tregoi se pjesa më e madhe e tyre i heqin rreth 3 javë pas Krishtlindjes.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.