PO KËRKONI PUNË TË RE APO NJË SHTYSË NË KARRIERËN TUAJ? ËSHTË KOHA TË MERRENI SERIOZISHT, ME LINKEDIN. KËSHILLA NGA EKSPERTËT E BURIMEVE NJERËZORE
Mediat sociale dikur ishin kryesisht vetëm për argëtim, por tani jo më.
Fakti është se sot është e pamundur të ndash përdorimin personal të medias sociale nga aj profesionale, dhe gjithçka që thua në internet mund të të shërbejë ose të përdoret kundër teje. Pra, sa më seriozisht t’i merrni aktivitetet tuaja në mediat sociale, aq më mirë është.
KOHA PËR LLOGARI NË LINKEDIN
Eshtë rrjeti kryesor profesional në të gjithë botën. Por sipas ekspertëve sado që të shtohen qinda miliona anëtarë, sërish nuk përdoret aq shumë dhe aq mirë sa duhet.
Shumica e njerëzve e marrin si të mirëqenë dhe fillojnë ta përdorin në panik kur duhet të ndryshojnë punë. Shpesh është tepër vonë në atë pikë. Profesionistët këshillojnë se është më mirë të mësoni ta përdorni kur nuk ju nevojitet. LinkedIn funksionon më mirë kur e përdorni si një mjet për menaxhimin e karrierës dhe jo vetëm për kërkimin e punës.
Për informacionë më të detajuara Pozitivi.org ka intervistuar një profesioniste me eksperienë në fushën e Burimeve Njerëzore në Shqipëri, Rexhina Belalla.
Ju vetë e përdorni LinkedIn?
Po, e përdor jashtezakonisht shumë. Është një platformë goxha e dobishme, vaçanërisht për profesionistët e Burimeve Njerëzore.
E përdorni më shumë për “gjueti” pesoneli apo për krijim profili personal?
E përdor për shumë arsye: Për “gjueti” siç e keni përcaktuar ju me shumë të drejtë J, për t’u përditësuar për të rejat lidhur me teknikat e reja te Burimeve Njerëzore nëpër botë, për të krijuar rrjet bashkepunuesish si profesioniste e pavarur në BNJ, për t’u njohur me dinamikat e tregut në etj.
Sa njihet LinkedIn si burim punësimi në Shqipëri?
Personalisht e përdor shumë si burim punësimi. E para gjë që më vjen ndërmend të bëj, në momentin që kam një vend vakant, është të futem në LinkedIn dhe nëpërmjet motorëve të kërkimit, bëj kërkimin e parë për profilet që më duhen. Por në dijeninë time, jo shumë e përdorin në Shqipëri. E them këtë pasi disa individë, megjithëse mund të kenë një profil në LinkedIn, nuk e kanë të përditësuar dhe nuk u përgjigjen kurrë ftesave profesionale. Mendoj që më së shumti përdoren nga kompanite ndërkombëtare, ku sipas statistikave 87% e rektrutuesve e përdorin në mënyrë të rregullt LinkedIn. Nga eksperienca personale, çdokush që shfaq interes për profilin e një kandidati, gjëja e parë që bëjnë është t’i kontrolloj profilin e LinkedIn, i cili, nëse ëshëe i mirëmbajtur nga individët, të jep informacion të vlefshëm.
Shërben më shumë për krijimin e brandit të një kompanie apo për përdorim individual?
LinkedIN mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm edhe për avokimin e punonjësve. Përdoret shumë për të dyja qëllimet.
Sa përdoret nga profesionistët e burimeve njerëzore në Shqipëri?
Siç duket nga statistikat, Shqipëria, edhe pse në rritje, nuk e përdor aq shumë sa vendet e tjera nëpër botë LinkedIn. Kjo vjen edhe nga fakti që një pjesë e bizneseve shqiptare, akoma nuk kanë brenda strukturave të tyre njësi të dedikuara për Burimet Njerezore, duke mos i dhënë kështu rëndësinë e duhur kësaj pjese të domosdoshme për mirëfunksionimin e kompanive.
Një përshkrim të shkurtër të Rexhina Belalllës. Rexhina Belalla ka mbi 23 vite përvojë në Burime Njerëzore dhe mbi 21 vite në role drejtuese, në kompanitë më të mëdha ndërkombëtare dhe kombëtare që kanë operuar e operojnë në Shqipëri. Ajo është eksperte me historik në koordinim projektesh dhe përmbushjen e afateve impenjative, në zbatimin e programeve dhe proceseve të reja për të nxitur produktivitetin dhe për nje angazhim afatgjate të punonjësve ne kompani.
Përvoja e saj përfshin: Menaxhimin e performancës; Marrëdhëniet me punonjësit; Kompensimi dhe përfitimet; Zhvillimi i karrierës; Dizenjimin e proceseve të BNJ; Negociatat dhe marrëdhëniet me sindikatat, etj. Si një eksperte e Burimeve Njerëzore, Zonja Rexhina Belalla edhe një intervistë të dobishme e sheh si hapësirë për të shpërndarë profilin e saj profesional.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
