Polici adopton foshnjën e gruas së pastrehë
05/09/2018 Shpërndaje

Polici adopton foshnjën e gruas së pastrehë

Një polic i mëshirshëm po vendos një standard të ri për mënyrën se si zbatimi i ligjit mund të mbrojë dhe të shërbejë.

Zyrtari Jesse Whitten dhe bashkëshortja e tij kanë adoptuar foshnjën e porsalindur të një gruaje të pastrehë që lufton me varësinë nga droga.

Whitten, i cili punon për Departamentin e Policisë  në Santa Rosa në Kaliforni, shpesh ndalonte për ta kontrolluar gruan e pastrehë gjatë gjithë vitit. Pas një kohe, të dy formuan një lloj miqësie.

Pastaj një vit më parë, Whitten ndërsa ishte me gruan e tij Ashley panë zonjën e pastrehë. Kur Ashley vuri re se ajo ishte shtatzënë, të dyja filluan një bisedë për amësinë.

Gjashtë muaj më vonë, çifti i martuar u habitën kur morën një telefonatë nga gruaja e cila u tha se donte që ata ta merrnin fëmijën e saj të porsalindur.

Zonja e pastrehë shpresonte që nën dashurinë dhe kujdesin e policit dhe familjes se tij, vajza e saj mund të ketë shanse për një jetë normale.

Polici pranoi kërkesën e zonjës, dhe tani, gjashtë muaj më vonë, ata kanë pranuar zyrtarisht Harlow Masie Whitten si fëmijë të tyre të katërt.

Megjithëse fëmija ka tejkaluar shumë sfida pasi u ekspozua ndaj drogës që kur ishte në bark, tashmë u bë një person shumë i dashur në familjen e Whitten.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.