Foto të bukura/ Momente që kapërcejnë luftën, përmes të mbijetuarve të masakrës
Ukrainasit po përballen prej 51 ditësh me luftën e pa mëshirë të armikut rus Vladimir Putin. Teksa çdo ditë raportohen pamje të tmerrshme të sulmeve që lënë pas gërmadha dhe të viktimave të groposura edhe në varre masive, ka edhe momente që sjellin shpresë. Të paktën ashtu duket përmes fotove të siguruara nga pozitivi.org.
Ndonëse në betejë për jetën, shumë ukrainas përvçse të kujdesen për veten dhe të afërmit nuk kanë lënë pas dore as kafshët e tyre shtëpiake. Dashuria për to nuk ka munguar as në këto ditë terri. Pozitivi.org sjell disa pamje nga lufta.
Në këtë foto shihet një vajzë rreth 9 vjeç në rajonin Donetsk teksa kujdeset për macen e saj.
Bucha- Një tjetër pamje vjen nga Irpin, një burrë i shpëtuar nga bombat ruse.
Bucha- Me fëmijët ndoshta të vrarë në luftë, kjo gjyshe ia ka dalë mbanë të mbijetojë deri më tani. Në këto pamje shihet shumë dhimbje në sytë e saj, ndërsa ushtarët e kanë kapur nga duart për t’i dhënë ndihmë pas masakrës që ndodhi në Bucha.
Fatmirësisht ajo është në mesin e të mbijetuarve pasi këto ditë kemi parë në foto qindra kufoma të shtrira në rrugë. Pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga atje, fotot kanë bërë xhiron e botës me opinionin publik të shokuar nga një mizori e tillë.
Bucha- Dy gra, një gjyshe dhe një ushtare e re, fshijnë lotët e njëra tjetrës. Kjo është një tjetër foto e shkrepur pas masakrës.
Bucha- Një këmbë e humbur në luftë. Kjo s’e pengon këtë burrë që të përpiqet maksimalisht për të jetuar dhe mbrojtur vendin e tij. As për të tjerët që e rrethojnë, kjo nuk është më e keqja, sepse ata kanë parë dhjetëra kufoma nëpër rrugë.
Bucha- Ndërsa shumë njerëz vriten teksa vrapojnë nga shpërthimet dhe rusët, kjo grua në një karrige me rrota duket e frikësuar por e guximshme që qëndron në mes të kësaj lufte. Ndoshta nuk ka zgjidhje tjetër, por ndoshta ajo ka zgjedhur të qëndrojë. Pavarësisht pengesave asnjëherë s’duhet të dorëzohemi.
Por si ka reaguar Perëndimi në lidhje me masakrën në Bucha?
- Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Vladimir Putinit që të përballet me gjyqin për krimet e luftës në Ukrainë.
- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin, duke folur me banorët dhe duke akuzuar Rusinë për gjenocid.
- Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss premtoi një “një valë të re të ashpër sanksionesh” ndaj Rusisë pas masakrës në Bucha.
- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE-ja është e gatshme të dërgojë hetues për të dokumentuar mizoritë ruse.
- Gjermania dëboi 40 diplomatë rusë, por hodhi poshtë një embargo për importet e energjisë nga vendi.
Ndërkohë Kremlini mohon se ka kryer akte të tilla mizore në Bucha.
Në luftë vdesin jetë por edhe shtohen jetë. Shumë nëna i kanë rezistuar kësaj lufte me foshjet e tyre në bark. Shumë të tjera i kanë sjellë në jetë në bodrume dhe janë kujdesur për foshnjet e tyre për 51 ditë pa parë dritën e diellit.
Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur se 198 fëmijë kanë vdekur e më shumë se 355 të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ruse, që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi i Ukrainës. Një pjesë e madhe e fëmijëve kanë mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimeve në ndërtesat ku po jetonin. Në të njëjtën kohë disa të tjerë të izoluar në bodrume nuk e kanë kuptuar se çfarë është lufta teksa kalojnë kohën me lodrat e tyre.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
