Abazoviç pret në Mal të Zi krijuesin e kriptovalutës së dytë më të fortë në botë
06/04/2022 Shpërndaje

Abazoviç pret në Mal të Zi krijuesin e kriptovalutës së dytë më të fortë në botë

I mandatuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka pritur në takim krijuesin e kriptovalutës së dytë më të fortë në botë Etheriumit.

Abazoviç ka pritur Vitalik Buterinin duke i thënë se Mali i Zi do të jetë pjesë e “revolucionit digjital”.

“Mirë se vini në Mal të Zi  Vitalik Buterin jeni në vendin e duhur”, shkruan ai.

“Mali i Zi është gati të jetë pjesë e revolucionit digjital global. VitalikButterin është themeluesi i kriptomonedhave të dyta më të njohura në botë – Ethereum”, shtoi ai në një status në Facebook.

Etheriumi është kriptovaluta e dytë me vlerën më të madhe në botë pas Bitcoinit.

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain” (shqip: blloqe zinxhir). Mund të keni dëgjuar tashmë për versionet më të popullarizuara, Bitcoin dhe Ethereum, por ekzistojnë mbi 5.000 kriptovaluta të ndryshme në qarkullim, sipas uebsajtit për monitorimin e tregut të kriptovalutave, CoinLore.

Kriptovalutat mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to, ashtu sikurse në pasuri të tjera, siç janë aksionet apo metalet e çmueshme. Përderisa kriptovaluta është një lloj i ri dhe interesant i pasurisë, blerja e saj mund të jetë e rrezikshme, pasi duhet të bëni hulumtime të konsiderueshme për ta kuptuar mënyrën se si funksionon secili sistem.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.