
OPINION / Laura Xhaxho: Thuaji “po” çdo gjëje para se të jesh 40 vjeç dhe “jo”çdo gjëje pasi të jesh 40 vjeç
Ekzistojnë dy teori, që janë gjithmonë në konkurencë me njëra-tjetrën, që përcaktojnë suksesin:
Teoria e parë thotë se suksesi vjen në qofte se i thua “PO” të gjitha mundësive.
Teoria e dytë na orienton që, të thuash “JO” është çelësi i suksesit.

Grupi i “Thuaj Po” mbron teorinë se të thuash “po” hap të gjithë dyert, të jep mundësi të takosh njerëz të rinj dhe ndihmon në zbulimin e mundësive dhe fushave të ndryshme të interesit. Njerëzit në këtë grupim besojnë gjithashtu se ekziston një element i karmës – një besim, se të thuash “po” për të ndihmuar të tjerët do të bejë që herët a vonë të tjerët do t’ju ndihmojnë në të ardhmen tuaj.
Grupi i “Thuaj Jo” kundërshton teorinë e parë duke thene se suksesi vjen nga investimi me zgjuarsi i kohës suaj. Ky grupim beson se duke thënë “po” për shumë gjëra krijon shpërqendrim dhe zbeh ndikimin tonë në shoqëri.

Cili grupim ka të drejtë?
Siç ndodh zakonisht, të dyja grupimet mund të kenë të drejtë.
Atul Gawande, kirurg, shkrimtar, humanist, dhe ekspert i kujdesit shëndetësor në një fjalim që mbajti para mbi 3000 studentëve të sapodiplomuar të Universitetit Stanford tha: “Thuaj “po” për çdo gjë para se të jesh 40 vjeç dhe thuaj “jo” për çdo gjëje pasi të jesh 40 vjeç,”
Personalisht kjo është këshilla që preferoj më shumë.
Në hapat e parë të karrierës, të thuash “po” dhe të shfrytëzosh shanset është thelbësore për zhvillimin individual, veçanërisht kur jemi ende duke mësuar se çfarë na pëlqen të bëjmë, me kë na pëlqen që të bashkëpunojmë, çfarë talentesh zotërojmë dhe ku mund të përmiresohemi. Në këtë fazë të hershme, ne duhet të jemi mendjehapur, eksperimentalë, të gatshëm për të mësuar dhe rehat me perzgjedhjet edhe pse mund të humbasim kohën tonë në disa përpjekje te panevojshme. Humbja e kohës gjithashtu nuk ka një kosto oportune aq të rëndësishme kur jemi më të rinj; të provosh dhe gabosh është pjesë e procesit të të mësuarit nëpër të cilin kalojmë të gjithë.

Megjithatë, në një moment të dytë, llogaritjet tona duhet të ndryshojnë. Ndërsa ne përparojmë në karrierën tonë, përmirësojmë ekspertizën, ndërtojmë rrjetet tona dhe fitojmë qartësi rreth vlerave, pikave të forta dhe prioriteteve, duket se të thuash “jo” bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Duke thënë shumë shpesh “po” na largon kohën dhe energjinë nga ajo që bëjmë më mirë profesionalisht, si dhe na largon nga prioritetet tona më të rëndësishme jashtë punës, si janë shëndeti dhe familja.
Për më tepër që, ndërsa përparojmë dhe arrijmë sukses në karrierën tonë, më shumë njerëz do të kërkojnë të marrin nga koha jonë.
Për fat të mirë, fitimi i përvojës së jetës dhe karrierës na ndihmon të kuptojmë më mirë se kur duhet të themi “po” dhe kur duhet të themi “jo”. Në fillim të karrierës , është më e vështirë të dallojmë prioritetet. Nëse puna, takimet, projektet ose mundësi të tjera të mundshme do të ishin të vlefshme apo një humbje kohe, për shumë nga arsyet e mësipërme.
Por më vonë, kur dikush drejtohet me një kërkesë ose mundësi, zakonisht mund të hamendësojmë me saktësi nëse është diçka që ia vlen koha ose energjia per t’u harxhuar. Në asnjë rast nuk duhet të themi “po” vetëm sepse është thjesht më e lehtë, pasi e gjithë kjo shkakton probleme në të ardhmen.
Ndërsa të thuash, “po” hap shumë dyer në karrierë, të mësuarit për të thënë “jo” ka siguruar që të jemi të fokusuar për të dhënë kontributin më të lartë, pa u shpërqendruar.
Mendoni çfarë mund te jetë diçka në jetën tuaj që duhet t’i thoni “po” ose “jo”?
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.