Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri
Në emisionin e rradhës në “Trokit” në rubrikën “Jo Tabu” është trajtuar tema “Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”. Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në zyrën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ofrojnë një program të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe në fokus të këtij programi janë objektiva për të përmirësuar jetën e njerëzve.
Të ftuara në emision për të folur për këto objektiva kanë qenë Nora Kushti Menaxhere e Zyrës së Komunikimit në UNDP dhe Elida Nuri Analiste Komunikimi në UNFPA. “Këto objektiva kanë dalë nga axhenda e mëparshme. Nga objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit. Atëherë ishin 8 objektiva, zhdukja e varfërisë, mbështetja e nënave etj. Pra janë objektiva që na përfshijnë të gjithëve në përditshmërinë tonë. Kjo axhendë që mbaroi në vitin 2015 pati rezultate fantastike në luftën kundër varfërisë në rang global dhe në Shqipëri. Por cila ishte kritika për këtë axhendë. Ishte fakti se kjo axhendë u draftua me dyer të mbyllura dhe nuk mori parasysh zërin e njerëzve, të grupmoshave të ndryshme. Dhe ketu qëndron diferenca sepse zyra e OKB mori një bisedë të papreçedentë me të gjithë publikun në të gjithë botën, për të folur se çfarë kërkojnë ato dhe çfarë objektivash kanë të rëndësishme. Konsultimet për këtë axhendë janë bërë ballë për ballë me njerëz në të gjithë Shqipërinë. Këto opinione u morën parasysh kur u bë kjo axhenda e re”, tha menaxherja e Zyrës së Komunikimit në UNDP Nora Kushti.
Analistja e Komunikimit në UNFPA Elida Nuri ka theksuar se tematikë kryesore e programit është shëndeti seksual dhe riprodhues, planifikimi familjar dhe lufta kundër dhunës me bazë gjinore. “Ajo që kemi dashur ne është se gjithësecili pavarësish nga mosha, gjinia etj., të jetë i përfshirë dhe të japë mendimin e vetë, atë që nuk shkon në Shqipëri. Nëse këto objektiva globale duken si gjëra madhore dhe shumë ambicioze ato janë jo vetëm për vendet e varfra, dhe kjo është një gjë e rëndësishme. Ato janë edhe për vendet e zhvilluara. Edhe vendet e zhvilluara kanë problemet e tyre. Pra ato kanë një karakter universal. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen, të thonë problematikat e tyre.
Dhe ICPD është një plan veprimi, dalë nga një konferencë në vitin 1994 në Kajro ku u fokusua në dy target grupe kryesore që ishin gratë dhe vajzat dhe të rinjtë. Dhe tematika kryesore ishte shëndeti seksual dhe riprodhues planifikimi familjar dhe lufta kundër dhunës me bazë gjinore kryesisht. Pas kaq shumë vitesh ende këto probleme qëndrojnë. Edhe në tematika të tjera në këtë program, sepse unë e vlerësoj shumë këtë emision dhe këtë seri emisionesh që ju morët përsipër ta bëni por shpresoj shumë që nëpërmjet tematikave të trajtuara këtu edhe ju dhe të rinjtë që janë këtu kanë mësuar diçka. Dhe ky është misioni ynë, për këtë po punojmë fort”, thotë ndër të tjera Nuri.
Emisioni më pas ka vijuar me sfidën e dy të rinjve të vënë përballë njëri-tjetrit, për t’ju dhënë përgjigje pyetësorëve të cilët përmes pyetjeve dhe përgjigjeve kanë për qëllim të përcjellin informacione të rëndësishme për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
function execute_YTvideo(){return youtube.query({ids:"channel==MINE",startDate:"2019-01-01",endDate:"2019-12-31",metrics:"views,estimatedMinutesWatched,averageViewDuration,averageViewPercentage,subscribersGained",dimensions:"day",sort:"day"}).then(function(e){},function(e){console.error("Execute error",e)})}Powered by Embed YouTube Video
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
