Katerina Trungu, moderatorja që me ëmbëlsinë e saj ka rrëmbyer zemrat e publikut
11/09/2022 Shpërndaje

Katerina Trungu, moderatorja që me ëmbëlsinë e saj ka rrëmbyer zemrat e publikut

Me ëmbëlsinë e saj ka fituar zemrën e publikut, Katerina Trungu moderatoren që e shohim çdo ditë në ekranin televizionin kombëtar Klan vjen në një intervistë për pozitivi. org. Ciltërsia dhe mirësia është ajo që e karakterizon zonjën e shtëpisë së programit “Shije shtëpie”.  Rrugëtimi drejt televizionit për Katerinën ka qënë me hapa shumë të sigurtë drejt objektivave dhe realizimit të ëndërrës së saj. Me shumë punë dhe profesionalizëm ia  ka dalë mbanë në çdo program që i është besuar.

Sapo ka nisur sezoni i dytë i programit “Shije Shtëpie”, si do e përshkruaje këtë rrugëtim mediatik?

Një rrugëtim tepër i bukur. Çdo ditë me dicka të re për të përcjellë e për të mësuar bashkë me teleshikuesit. Me shijen e mirë të recetave nga znj.Vjollca kompletohet në çdo sens, por edhe vështirësohet pasi është e vështirë të rezistosh para pjatave të saj. Jam e lumtur që vijojmë me një tjetër sezon, gjë që përkthehet në mbylljen me sukses të të parit.

Është e lodhshme të jesh çdo ditë në ekran?

-Nuk mund të them e lodhshme sepse lodhjen e kësaj pune e kalon kënaqësia. Patjeter që ka ditë gjatë vitit kur nuk je në formë për të përformuar maksimalisht, por janë të pakta ato momente. Mbi të gjitha kur hyn në studio, harron thuajse gjithcka. Fokusi është të kënaqesh dhe të ofrosh me të mirën për publikun.

Fillimet e tua kanë qënë në radio, ku ndryshon puna në radio nga ajo e televizionit?

Në radio kënaq veten. Zëri yt në kufje dhe muzika janë një llastim për shpirtin dhe emocionet. Është një minibotë e krijuar mes tingujsh dhe kaq. Ndërsa televizioni është kënaqësi tjetër. Të dyja i dua shumë dhe nuk mund t’i ndaj, por mund të them që për ne që kemi bërë radio, ajo mbetet një ndjesi tjetër tepër e vecantë dhe e nevojshme mbi të gjitha, qofte dhe për përgatitje profesionale.

Së fundmi të kemi pare si imazhi kryesor i disa reklamave, si ndihesh për këtë?

Jam shumë e kënaqur që biznese të ndryshme të mëdha po besojne fushatat e tyre tek unë dhe figura ime publike. Patjetër që kam qënë selektive tek përzgjedhja dhe nuk është dicka që bëhet shkarazi. Është punë e bërë mes të dyja paleve. Rezultati është dhe më emocionues, pasi shumë zonja na komplimentojnë mua dhe familjen time për këto projekte.

Ti je mami i një djali Deos, si është Deo si fëmijë ka marrë më shumë nga ty apo nga Endri?

Deo është një fëmijë i mrekullueshëm, aq sa është dhe pakëz kokëfortë dhe mistrec. Sipas mamase time më ka ngjare mua. Pak a shumë po bën të njëjtat prapësira si unë dikur. Kot nuk thonë bota është portokalle.

Ku e sheh veten Katerina pas 10 vitesh?

Pas 10 vitesh uroj që të jemi shumë mirë me shëndet të gjithë, e të mos kemi problemet që kemi patur si shoqëri së fundmi. Personalisht shpresoj që gjithcka të shkojë shkëlqyeshëm në televizion dhe në projektet e mia. Kam shumë deshirë të kem shtruar një rrugë të mirë dhe në fushën e kinematografisë që e ëndërroj. Është një nga qëllimet e ardhshme. Po me cfarë më ka mësuar jeta, duhet t’i projektojmë dëshirat dhë të punojmë pak nga pak për to e do vijnë një ditë në realitet.

Cfarë do i thoje një vajze të vogël që ëndërron botën e televizionit?

Une i referohem shpesh edhe vetes time “vajzë e vogël”, kur mendoj cfarë kam arritur. Pra, i drejtohem asaj vajzës së vogël që dikur mendonte se do të ishte e pamundur që të kishte një emision paraditeje shumë të ndjekur në televizionin më të mirë e më të madh në Shqipëri. Edhe sot kur e pohoj këtë me duket sikur është ëndërr. Por ja ku jemi. Vajzave të vogla që e dëshirojnë këtë profesion, u them që së pari duhet ta keni të lindur oratorinë dhe posturen. Më pas ta zhvilloni përmes leximit të librave mënyrën si shqiptoni fjalet dhe të zgjeroni fjalorin. Të jeni të durueshme sepse asgjë e saktë nuk bëhet shpejt. Bota e televizionit nuk është e lehtë. Konkurrenca është e egër e më së shumti nuk do të ketë meritokraci. Ama një dite, dikush do t’ju besojë për atë që jeni. Duhet durim dhe investim tek aftësitë tuaja.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.