I riu në Tiranë gjen 350 mijë lekë dhe ia kthen të zotit
31/03/2022 Shpërndaje

I riu në Tiranë gjen 350 mijë lekë dhe ia kthen të zotit

Në ditë të vështira ku kriza ka kapluar qytetarët, nuk mungojnë gjeste që tregojnë vlera qytetarie.

Një i ri në Tiranë ka humbur 350 mijë lekë. Ato janë gjetur nga një djalë tjetër rastësisht.

Ky i fundit ka kontaktuar me JOQ ALBANIA për të njoftuar se kishte gjetur lekët.

Duke qenë se stafi i JOQ ALBANIA ishte kontaktuar nga të dy të rinjtë, është bërë urë komunikimi mes të dyve, për të ndihmuar që paratë e gjetura të shkojnë te i zoti.

“GJEST QYTETARIE DHE PËR T’U MARRË SHEMBULL! Ditën e sotme, JOQ ALBANIA, u kontaktua nga dy të rinjtë. Djali në të majtë na shkroi se kishte humbur 350 mijë lekë, ndërsa djali në të djathtë na njoftoi se kishte gjetur 350 mijë lekë.
Stafi i JOQ, menjëherë vuri në kontakt dy të rinjtë dhe vlera e humbur iu dorëzua të zotit
”, shkruan JOQ.

Në këtë rast nuk tregohet vetëm qytetaria e djalin që ka gjetur lekët dhe që i ka kthyer pas, por edhe roli që ka pasur kjo platformë sociale, pra JOQ. Madje duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë. Duke qenë ndër më të njekurat në vend, shpesh është bërë si një dritare për shumë qytetarë të cilët kërkojnë ndihmë ose denoncojnë probleme dhe padrejtësi të jetës së përditshme pa asnjë filtër. Po ashtu pa asnjë filtër publikohen.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.