Shoferja nuk e braktis nënën e re në ditën e saj më të keqe, tashmë janë mike të pandashme
26/10/2019 Shpërndaje

Shoferja nuk e braktis nënën e re në ditën e saj më të keqe, tashmë janë mike të pandashme

Ky është një rast mirësie që ka lidhur përjetësisht 2 persona. Një grua shofere në Florida dërgoi një nënë të re në Pazar në kohën e saj më të keqe. Ishte një moment kur ajo kishte nevojë për mirësi më shumë se kurrë.

Nikki Ihus jeton në Kansas, por aktualisht po qëndron në spitalin Johns Hopkins në Shën Petersburg. Djali i saj i vogël, John Henry, lindi me hernie diafragmatike kongjenitale dhe po përgatitetet për një operacion të madh për mbijetesë.

Ekipi i spitalit Johns Hopkins është ndër më të mirët në vend, kjo është arsyeja pse Ihus ka ndërmarrë një rrugë të gjatë dhe nuk do të kthehet në shtëpi për të paktën disa muaj.

Një ditë javën e kaluar, Nikki po kalonte një ditë të keqe dhe vendosi të dilte për të blerë disa rroba të reja në një dyqan për djalin e saj.

Belinda Smith iu përgjigj telefonatës së saj. Ndërsa ishte në makinë, Nikki filloi t’i tregojë Belindës historinë e saj.

“Unë isha duke i treguar se çfarë po ndodhte”, tha ajo, duke shtuar se po qante shumë.

“Ajo donte të fliste me dikë dhe unë isha aty për ta dëgjuar”, thotë vetë Belinda. “Njerëzit nuk dëgjojnë më. Unë besoj se njerëzit futen në makinën time për një arsye tjetër përveç udhëtimit”.

Kur arritën në dyqan, Nikki i tha lamtumirë dhe u fut brenda në dyqan. Por Belinda nuk u largua.

“Mendova me veten time, ky është fëmija i saj i parë dhe ajo po kalon diçka shumë të vështirë”, kujtoi Belinda.

“Kështu që unë parkova makinën dhe e fika Uberin. Hyra brenda dhe e gjeta përsëri e i thashë: Kjo ditë që duhet të jetë argëtuese për ju. Dhe nuk duhet t’ju lë vetëm. Le të blejmë”.

Belinda vazhdoi të blejë rreth 30 palë rroba për djalin e shoqes së re tashmë. Punonjësit e dyqanit u mahnitën.

Para se të ndaheshi, Belinda dhe Nikki shkëmbyen kontaktet me njëra-tjetrën dhe tashmë janë mike të pandashme. “Kjo është një miqësi gjatë gjithë jetës. Ne jemi të lidhura shumë”, tha Belinda. Miqtë tashmë po planifikojnë një udhëtim në Disney Ëorld pasi të shërohet John Henry

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.