Nxënësi shpikës Arbër Kazazi transformon shkollën në një qendër inovative
Një histori frymëzuese nga Shkolla 9-vjeçare në Kavajë: Transformimi i Komunitetit nis edhe nga një nxënës
Në qytetin e vogël të Kavajës, një histori frymëzuese vjen nga një prej shkollave kryesore të qytetit, Shkolla 9-vjeçare “Mehmet Babamusta”. Ky është vendi ku një djale i ri, Arbër Kazazi, ka ndikuar në dinamikën e të mësuarit.
Arbër, një nxënës me talent dhe pasion për teknologjinë, u fokusua në shkencat e kompjuterit dhe teknologjinë informative.
Arbri u shndërrua në një prej perfituesve kryesore të Programit “EU4Schools”, i cili u financua nga Bashkimi Evropian dhe u zbatua nga UNDP Albania. Duke shfrytëzuar mjetet dhe burimet e ofruara nga ky program, Arbri dhe ekipi i tij bënë ndryshime të rëndësishme në shkollën e tyre. Përfituesit e këtij programi ishin 350 nxënës, 34 mësues dhe 12,600 banorë të komunitetit.
Mësuesit dhe fëmijët përfituan ambiente më të mira mësimi, library, klasa më modern, sistme ngrohje e ftohje apo palestra e ambiente për zbavitje. Ndërdsa Arbri shkoi përtej.
Duke përdorur aftësitë e tij në programim dhe teknologji informative, Arbri u fokusua te laboraotir i ri i teknologjisë informative. Në këtë laborator, ai zhvilloi disa lojëra kompjuterike dhe aplikacione që kontribuan edhe direkt në në përmirësimin e përvojës së mësimit për nxënësit. Ai u angazhua në ndërtimin e një sistemi zile automatike për shkollën, duke siguruar që koha të organizohej më mirë dhe aktivitetet të jepnin më shumë rezultate.
Përmes punës së tij dhe ndërhyrjes së tij, Arbri tregoi se edhe një nxënës i vogël mund të ketë një impakt në komunitetin e tyre duke ndërmarrë veprime konkrete dhe duke udhëhequr me shembullin e tyre.
© 2024, Pozitivi. All rights reserved.