“Dita e përshëndetjes”, zbulohet sekreti: Si e mësoi ambasadori Lu gjuhën shqipe
Një e veçantë e Abasadorëve Amerikanë është fakti se ata dinë gjuhën e vendit ku shërbejnë. Ambasadori Amerikan Donald Lu ka ardhur me detyrë në Shqipëri gati 3 vjet më parë, në janar. Ajo çfarë bëri përshtypje tek të gjithë ishte fakti që ambasadori kishte njohuri të mira të gjuhës shqipe që ditën e parë që ka shkelur në vend.
Ku dhe si e mësoi Lu ghuhën shqipe tashmë është zbuluar. Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit Amerikan ofron trajnime në më shumë se 70 gjuhë, për t’u siguruar që diplomatët e Shteteve të Bashkuara të komunikojnë në mënyrë efikase kudo që ata caktohen. Sot në SHBA është dita e përshëndetjes, e cila lidhet dhe me mësimin e sa më shumë gjuhëve të ndryshme të botës.
“Është Dita e Përshëndetjes! A e dinit se diplomatët amerikanë mësojnë gjuhën e vendit ku shërbejnë? Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit ofron trajnime në më shumë se 70 gjuhë, për t’u siguruar që diplomatët e Shteteve të Bashkuara komunikojnë në mënyrë efikase kudo që ata caktohen”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
