Zbuloni vendin ku shkojnë me pushime njerëzit më të lumtur në botë
Norvegjezët vazhdimisht renditen ndër njerëzit më të shëndetshëm në botë. Zakonet e tyre të ngrënies janë ideale, dhe ata zyrtarisht janë populli më i lumtur në botë, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të këtij viti. Në krye të kësaj, banorët e Norvegjisë kujdesen për mirëqenien e tyre më shumë se sa popujt e tjerë.
Eshtë e panevojshme të thuhet, norvegjezët bëjnë disa hile kur bëhet fjalë për të bërë jetën e duhur, dhe këtë e dëshmojnë edhe në mënyrën se si udhëtojnë.
Pushimi ideal norvegjez është të shkosh në Syden, që teknikisht do të thotë “jug”, dhe përfshin çdo parajsë me diell që i përshtatet kritereve të caktuara. Është “më shumë një gjendje e mendjes sesa një vend”, siç shpjegon Wired.
Një destinacion i stilit Syden:
1.Arrihet lehtësisht; Një destinacion Syden përfshin fluturime të drejtpërdrejta ose çarter, nuk lejohen ndalesa. Norvegjezët nuk humbasin para ose kohë kur është fjala plazh. Ata zgjedhin mesdheun.
2.Diell dhe i ngrohtë me një plazh ose pishinë; Falë dimrave të ftohtë dhe të errët, norvegjezët zgjedhin vende të ngrohta dhe të ndritshme. Kjo shpesh nënkupton ishujt spanjollë si Mallorca dhe Gran Canaria, ishujt grekë si Kreta ose qytetet bregdetare në Kroaci. Megjithatë tashmë koncepti i Syden është zgjeruar edhe në vende tropikale si Tajlanda dhe Dubai.
3.Pije dhe ushqim të lirë; Në fund të fundit, Syden është një festë gjigande. Kokteje të lira janë një prioritet, siç është ushqimi me çmim të arsyeshëm. Syden nuk e njeh kufirin e moshës.
Po, ky është një koncept pushimi që mund të marrim me vete. Shpejt, drejtohuni në vendin më të afërt të Syden-it në shtetin tuaj!
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



