Një çift bashkëshortësh shpëtojnë 36 vajza nga skllavëria seksuale
18/03/2019 Shpërndaje

Një çift bashkëshortësh shpëtojnë 36 vajza nga skllavëria seksuale

Një çift bashkëshortësh kanë adoptuar 36 vajza në Ugandë për t’i mbrojtur nga industria e skllavërisë seksuale.

Matthew Boyd dhe gruaja e tij Ashley kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse, Kingdom Home, e cila siguron një vend të sigurt për të jetuar për fëmijët që rrezikojnë të hyjnë në tregtinë seksuale. E vendosur në Ugandë, shtëpia u siguron fëmijëve të shpëtuar, nevoja të tilla si ushqimi, veshja, por edhe edukim e udhëzimi shpirtëror.

“Fëmijët tanë janë të lirë të jenë fëmijë, ata inkurajohen të mësojnë, të rriten dhe të vlejnë”, thuhet në faqen e tyre të internetit. Gjatë tre viteve të ardhshme, çifti dëshiron të ndërtojnë katër shtëpi të reja, që të mund të sjellin më shumë vajza, sepse nevoja është kaq e madhe.

“Ne mund t’i japim fund trafikimit të gjinisë femërore në Ugandë. Të këqinjtë nuk janë më të zgjuar se ne, mund t’i japim fund kësaj, mund t’i luajmë në majë të gishtave ata, mund t’i mbrojmë fëmijët”, tha Matt.

Shtëpia është drejtuar nga Dorothy, një nënë 29-vjeçare e tre fëmijëve, e cila ndihmoi në shpëtimin e 25 vajzave që po transportoheshin në një qytet për t’u shfrytëzuar seksualisht. Pasi i vdiq burri në 2017, Dorothy nuk kishte asnje burim të ardhurash për të ushqyer, veshur, paguar tarifa shkollore dhe fatura mjekësore për vajzat.

Dorothy tha se Matt dhe Ashley i ‘dërgoi perëndia’. “Matt dhe Ashley kanë sjellë një ndryshim shumë të madh tek unë dhe vajzat”, tha Dorothy. “Fillimisht nuk kishim një shtëpi të mirë, por tani kemi një shtëpi, edhe pse me qira, por është një vend i mirë. Unë nuk mund ta përballoja blerjen e rrobave për vajzat, por falë këtij çifti të mrekullueshëm, vajzat kanë rroba dhe madje edhe sandale në këmbët e tyre.

Ne tani shqemhemi me tre vakte çdo ditë për shkak të Matt dhe Ashley. Ne kemi ujë, nuk ecim më larg për ta mbushur, vajzat kanë topa për të luajtur, të cilat janë sjellë nga Matt dhe Ashley. Ato shkojnë në shkollë në uniformë ashtu si fëmijët e tjerë. Ne ndjehemi si në shtëpi falë mirësjelljes së Matt dhe Ashley”, shtoi ajo.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.